Gjykata e Posaçme miraton masën “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i cili u arrestua dy ditë më parë në Palasë, pas më shumë se dy vitesh në kërkim nga SPAK. Prokurori i çështjes Dritan Prençi kërkoi nga shkalla e parë e gjyqësorit të lihet në fuqi masa e arrestit lëshuar më herët ndaj Nallbanit, pasi ai dyshohet të ketë kryer 3 vepra penale: "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "kryerje e veprave penale nga organizata kriminale" dhe "grup i strukturuar kriminal”. LEXO edhe...VIDEO/ Policia rrethon vilën në Palasë, momenti kur arreston të kërkuarin për Inceneratorin e Tiranës! Renardo Nallbani ishte në arrati prej dy vitesh Ndonëse avokati i Nallbanit ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, nuk u mor parasysh nga gjykata. 50-vjeçari kërkohej për çështjen e inceneratorit të Tiranës, fraksion i cili zbriti për gjykim pak javë më parë në Gjykatën e Posaçme. Ai ka qenë një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, në të tre veprat. Madje nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani. Të paktën 30 milionë euro sipas Prokurorisë së Posaçme janë pastruar nga kompania e inceneratorit të Tiranës në vetëm 6 vite, nga 2017-a kur nisi zbatimi i kontratës koncesionare deri në 2023-shin kur u vendos në sekuestro nga SPAK. SPAK ka dërguar për gjykim dosjen me 12 të pandehur, fraksion i hetimit për mashtrim dhe pastrim parash. Nga 12 të akuzuarit në pranga deri më tani ka rënë vetëm Nallbani. Në krye të skemës së pastrimit të parave, sipas SPAK qëndrojnë biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të dy të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata e Posaçme në aferat e ndërtimit të inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al spak klodian zoto Mirel Mertiri inceneratori i tiranes GJKKO Renardo Nallbani Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.4% Jo 45.7% I/e dyzuar 7.9% Vota total: 1074 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

