Lajme Zone
Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë! Në kërkim 3 punonjës të IMT (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Po ndërtonte pa leje objektin 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë! Në kërkim 3 punonjës të IMT (EMRAT)

Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat është nën tokë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç.

Pronari i një ndërtimi 5-katësh pa leje në Himarë është vënë në pranga nga policia. Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat është nën tokë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himarë, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç. LEXO edhe...Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! 'Transballkanikja' dhe 'Lungomarja' akset më të ngarkuara (VIDEO) Njoftimi i policisë: Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë konstatuan se një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë) në vendin e quajtur “Sugë”, aktualisht në proces ndërtimi, ishte pa leje Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, arrestuan në flagrancë pronarin e objektit, L. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, shpallën në kërkim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit D. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, M. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyra përkatëse kryeinspektor dhe inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Himarë. Punohet për kapjen e tyre dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësive penale. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al ndertim pa leje imt himare Vlore himare Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.8% Jo 45.6% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1004 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?