Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm


Arsyeja pas rregullores së re të GJKKO-së që censuron mediat, mund të jetë interesimi i këtyre të fundit për të qenë të pranishme në gjyqet e profilit të lartë, si të ish-presidentit Ilir Meta apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kështu shprehet për Report Tv Gert Shella, drejtuesi i organizatës jo qeveritare, INFOÇIP. Argumentin e bazon te mohimi i vazhdueshëm nga GJKKO i kërkesës së medi

Arsyeja pas rregullores së re të GJKKO-së që censuron mediat, mund të jetë interesimi i këtyre të fundit për të qenë të pranishme në gjyqet e profilit të lartë, si të ish-presidentit Ilir Meta apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kështu shprehet për Report Tv Gert Shella, drejtuesi i organizatës jo qeveritare, INFOÇIP. Argumentin e bazon te mohimi i vazhdueshëm nga GJKKO i kërkesës së mediave dhe vetë të pandehurve për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave. LEXO edhe...Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë “Unë mendoj se ka shumë shanse të ketë të bëjë me interesimin e medias për të qenë prezent në gjyqin e ish-presidentit të republikës Ilir Meta dhe në gjyqin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për ta përcjellë atë që në fakt do të ishte tanimë vazhdimi i historisë së tyre në sallën e gjyqit. Këto raste ndodhen përpara bërjes së këtij udhëzuesi apo rregullore të GJKKO-së dhe kjo është një rregullore e cila ose më saktë GJKKO u tregua refraktare ndaj kërkesave të medias madje nuk plotësoi kërkesën e vetë të pandehurit për të qenë ai publik në deklarimet e veta, pra për t'u dëgjuar nga të gjithë ata që janë të interesuar për të kuptuar se çfarë ndodh me gjyqin e tij apo me gjyqin e kryetarit të bashkisë dhe kjo ishte një shkelje flagrante e rregullores së vetë Këshillit të Lartë Gjyqësor nga ana e gjykatës së kundërkrimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Shella. Më tej vijon se kjo rregullore duket sikur tashmë rregullon funksionet e medias në sallën e gjyqit duke ia lënë gjyqtarit në dorë të vendosë për pjesëmarrjen. “Gjyqtari është në një farë kuptimi tirani, jo thjesht zoti i sallës së gjyqit, por tirani që zgjedh të vlerësojë nëse do të futet një media apo tre media apo 30 media, nëse do të ketë media apo s'do të ketë media fare, nëse do të rrinë aty në cep apo aty përballë. Pra, duket sikur kjo rregullore është një kod i posaçëm, procedurial se si angazhohet tashmë gjyqësori të rregullojë funksionet e medias”, thotë Shella. Ai shton se seanca është publike dhe ka vetëm pak raste kur ajo s’mund të jetë e tillë si sekreti shtetëror, kërkesa e të pandehurit për të mos u filmuar apo kur ka viktima të dhunës apo çështje të të miturve. “Seanca penale është seancë publike. Unë mendoj që gjyqtari, kryetari i gjykatës apo cilido ideator i kësaj rregullore nuk ka tagra të dalë mbi kodin penal, pra mbi doktrinën tonë penale, ku seanca parashikohet të jetë publike përveç rasteve kur ajo parashikohet të bëhet me dyer të mbyllura me ligj”, thotë Shella. Sipas Shellës, kjo rregullore cenon aleancën media-gjyqësor dhe nuk ndihmon besimin e publikut te drejtësia. “GJKKO duhet ta tërheqë mbrapsht këtë rregullore. Kjo është e rregullore që në fakt jep tjetër ide. Është për sigurinë kibernetike, për identifikimin e personave. Pra, duket sikur aty ka të bëjë me gardën, me policinë, pra si bëhet kontrolli, kush hyn në skaner, kush nuk hyn në skaner. Për habinë tonë më të thellë, aty janë futur shumë parashikime për median. Media nuk mund të jetë objekti i një rregulloreje për sigurinë kibernetike në gjykatë. Media nuk është shtojë e grupeve të strukturuara kriminale apo nuk është aleat i politikanëve të korruptuar. Në qoftë se gjykata ka zgjedhur që ta konsiderojë median si një shtojcë të krimit të organizuar apo të korrupsionit në qeverisje, unë mendoj që ajo ka bërë një autogol të jashtëzakonshëm. Ka dëmtuar pikë së pari reputacionin dhe ka goditur të vetmin aleat që ka patur në këto tallaze që ka pasur reforma në drejtësi. Nuk ka folur qeveria, nuk ka folur parlamenti që hallet e gjyqtarëve që mezi arrijnë të ngrysin ditën duke qëndruar mbi dosje të marrin një zgjidhje që numri i tyre i pakësuar për shkak të vetingut të mund të mos shkaktojë krizë. Ka folur media, kanë folur gazetarët, ata kanë prerë degën që i kanë mbajtur deri më sot. Dhe ky është një gabim strategjik nga ana e GJKKO-së”, përmbyll Shella. P.J/E.H/ReportTv.al Gert Shella INFOCIP rregullorja e GJKKO GJKKO Ilir Meta erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.4% Jo 60.8% Nuk e di 4.8% Vota total: 3651 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?