Lajme Zone
Romë/ Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit, policia italiane arreston autorin brenda pak minutash
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Romë/ Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit, policia italiane arreston autorin brenda pak minutash

ROMË, Itali - Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar të martën kthimin e Igli Tares nga Milano për në Romë. Ish-drejtori sportiv i Milanit u bë viktimë e një vjedhjeje gjatë udhëtimit me tren, vetëm pak orë pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të legjendës së futbollit italian, Franco Baresi. Sipas autoriteteve italiane, çanta e Tares u vodh nga rafti i bagazheve gjatë udhëtimit drejt kryeq

ROMË, Itali - Një episod i pakëndshëm ka shoqëruar të martën kthimin e Igli Tares nga Milano për në Romë. Ish-drejtori sportiv i Milanit u bë viktimë e një vjedhjeje gjatë udhëtimit me tren, vetëm pak orë pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të legjendës së futbollit italian, Franco Baresi. Sipas autoriteteve italiane, çanta e Tares u vodh nga rafti i bagazheve gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit. Sapo mbërriti në stacionin “Roma Termini”, ish-futbollisti shqiptar iu drejtua menjëherë Policisë Hekurudhore të rajonit të Lazios për të denoncuar ngjarjen. LEXO edhe...Nufi takon ministrin italian të Mbrojtjes në Romë, diskutohen bashkëpunimi ushtarak dhe industria e mbrojtjes Reagimi i shpejtë i efektivëve rezultoi vendimtar. Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i dyshuar u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua brenda pak minutash, ndërsa çanta iu kthye menjëherë pronarit. Vetë Policia italiane e ndau rastin në rrjetet sociale, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm të Tares. Në mesazhin e saj, ajo theksoi se ajo që dukej si një ditë e vështirë u mbyll me një fund të lumtur falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Hekurudhore. Igli Tare me dy oficerët e policisë italiane dhe me çantën e kthyer S.Dh/ReportTv.al Igli Tare rome itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6091 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?