Lajme Zone
Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se procesi i rivlerësimit ka ulur ndjeshëm kostot fiskale për tatimpaguesit dhe u bën thirrje qytetarëve të përfitojnë nga afati që mbyllet në fund të shtatorit.

Qytetarët kanë kursyer 120.5 milionë euro në kosto fiskale përmes rivlerësimit të pasurive të paluajtshme vetëm gjatë periudhës janar–korrik 2026. Shifrën e bëri publike Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila thotë se procesi ka sjellë përfitime konkrete për tatimpaguesit. Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk e kanë përfituar ende këtë mundësi të aplikojnë brenda afatit, pasi rivlerësimi i pasurive mund të kryhet deri më 30 shtator 2026. LEXO edhe...Mbi 3 mijë fermerë kanë aplikuar për kompensimin 10%, Tatimet: Janë përfituar 7.8 milionë euro Procesi u jep mundësi individëve që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme ta rivlerësojnë atë me vlerën e tregut, duke përfituar nga lehtësitë fiskale të parashikuara në ligj. E njëjta mundësi vlen edhe për bizneset, ndërsa përfitues janë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, sipas procedurave të përcaktuara. Aktualisht, tatimi për rivlerësimin është 5%. Procesi i fundit i rivlerësimit, i zhvilluar në vitet 2020–2022, përfshiu 168 mijë prona dhe i solli buxhetit të shtetit 12.7 miliardë lekë. U.D/ReportTv.al rivleresimi i pronave tatimet Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.2% Jo 60% Nuk e di 4.8% Vota total: 1365 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?