Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Kjo është shifra që bëri publike ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të rezultateve të gjashtëmujorit të parë të vitit. Sipas Malajt, që nga nisja e procesit të rivlerësimit në shkurt të këtij viti janë arkëtuar 5 miliardë lekë, ose 50 milionë euro. Kjo shifër është pothuajse në të njëjtin nivel me procesin e fundit të rivlerësimit në vitin 2022, ndërsa pritet të rritet më tej deri në përfundimin e afatit më 31 dhjetor 2026. LEXO edhe...Më shumë të ardhura se shpenzime, sufiçiti 563 mln euro! Raporti janar-qershor, institucionet lënë pa shpenzuar 102 mln € “Të ardhurat e gjeneruara nga nisja ( shkurt 2026) e procesit të rivlerësimit, kapin shifrën 5 miliardë lekë (50 mln euro). Kjo shifër e arkëtuar deri tani është pothuajse e njëjtë me atë të procesit të fundit të rivlerësimit (në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara ishin 5.6 miliardë lekë). deri në fund të procesit që do të jetë 31 dhjetori 2026, të ardhurat nga ky proces do të jenë akoma më të larta”, tha Malaj. Ministri u ndal edhe te skema e re e kompensimit me 10% të TVSH-së për fermerët, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik. Deri tani janë regjistruar 2,397 aplikime, ndërsa fermerët pritet të përfitojnë deri në 13.5 milionë euro deri në dhjetor 2026. Lajmi në përditësim.... Ora 12:05 Rimbursimi DIVA, Malaj jep shifrat: 39,965 individë kanë përfituar deri më tani Gjatë konferencës për shtyp, ministri i Financave Petrit Malaj u ndal edhe te rimbursimi i tatimit përmes platformës DIVA, nga i cili kanë përfituar deri tani 39,965 individë."Personat që janë rimbursuar deri tani janë individët të cilët kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, si dhe familjet me 1 apo 2 fëmijë, nën moshën 18 – vjeç. Administrata tatimore është duke punuar për rimbursimin e individëve me më shumë se 2 fëmijë. Vlera e parashikuar për t’u rimbursuar për këtë proces është 1.5 miliardë lekë (15 mio euro)", tha Malaj. Share Ora 11:55 Kompensimi 10% i TVSH-së, 2,397 aplikime nga fermerët deri më tani Vijon procesi i aplikimit online të fermerëve për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës për shitjet e produkteve të tyre bujqësore. Ministri i Financave Petrit Malaj bëri me dije se deri më tani kanë aplikuar për kompensimet 2,397 fermerë. Procesi përfn në fund të dhjetorit dhe fermerët pritet të përfitojnë deri në 13.5 milionë euro“Këto janë disa nga treguesit e efekteve të politikës së re tatimore për vitin 2026 për kompensimin në masën 10% të TVSH-së. Procesi ka nisur nga data 1 Korrik 2026. Subjektet grumbulluese dhe përpunuese duhet të vijojnë të lëshojnë autofatura për fermerët. Procesi përfn në dhjetor të vitit 2026. Shuma potenciale për tu kompensuar arrin në 13.5 milionë euro”, tha Malaj. Share Ora 11:51 Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 mln euro detyrime e gjoba të bizneseve Me mijëra biznese janë çliruar nga detyrimet që kanë pasur në administratën tatimore apo doganore ndër dekada. Ministri i Financave njoftoi se nga falja e detyrimeve më të vjetra se 10 vjet, nga Administrata Doganore kanë përfituar 264 operatorë ekonomik, të cilëve u është falur 505.4 milionë lekë.Ndërsa për faljen me kusht ku një pjesë duhet paguar e një pjesë falet, nga doganat kanë përfituar 260 subjekte, dhe janë falur deri më tani 168,5 milionë lekë.Kurse nga Administrata Tatimore, Malaj tha se nga falja pa kusht, pra që janë borxhet të krijuara para 10 vitesh kanë përfituar 121,630 tatimpagues, të cilëve u janë falur 29.7 miliardë lekë.Kurse për faljen me kusht, nga administrata tatimore deri tani kanë përfituar 43,366 subjekte me vlerë 8.6 miliardë lekë të falur apo fshirë.Bizneset që kanë paguar 50% të detyrimit të krijuar për periudhën 2015-2019 brenda muajt qershor kanë përfituar falje të gjysmës detyrimit bashkë gjobat e kamatat. Nëse shlyerja është zgjatur deri më 31 dhjetor 2026, do të falet vetëm 25 përqind e detyrimit bashkë me gjobat e kamatat e tyre.Kategoria tjetër me borxhe nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, përfiton vetëm falje të gjobave dhe kamatave, nëse i paguajnë të gjitha detyrimet tatimore brenda vitit 2026. Share SI.E./ReportTv.al rivleresimi i pronave Petrit Malaj Ministria e Financave Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 6426 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

