Lajme Zone
Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Risia te italishtja, për herë të parë diplomë e dyfishtë! Studentët 2 vite në Shqipëri, i treti në Itali

Maturantët që nga 27 korriku deri më 1 gusht do të hedhin 10 preferencat e tyre për universitetin këtë vit do të kenë mundësi të reja studimi në fushën e gjuhëve të huaja. Departamenti i Italishtes ofron për herë të parë programe për diploma të dyfishta, në bashkëpunim me 3 universitete italiane.

Tre programe të reja studimi me diploma të dyfishta ofron këtë vit Departamenti i Gjuhës Italiane, në bashkëpunim me universitete prestigjioze në Peruxhia, Siena dhe Viterbo. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka prezantuar risitë e këtij viti akademik, që synojnë t’u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, duke ndërlidhur njohuritë gjuhësore me teknologjinë. “Besoj se të gjithë e dinë që tashmë bota dixhitale dhe teknologjitë janë kryefjala e ditës. Prandaj, Gjuha dhe Kultura Italiane në Botën Digjitale ishte një program studimi jashtëzakonisht i domosdoshëm për t’u ofruar. Studentët do të marrin njohuri jo vetëm në fushat gjuhësore, filologjike, letrare dhe në mësimdhënien e gjuhës së huaj, por edhe në teknologjitë informatike të aplikuara në disiplinat shoqërore dhe në mësimdhënien e gjuhës italiane”, tha pedagogia Mirela Papa. LEXO edhe...Si skulptori italian krijoi trofeun e Kupës së Botës, çmimin më të lakmuar në futboll! Simbolikat, skica dhe prototipi origjinal Studentët do t’i zhvillojnë dy vitet e para të studimeve në Shqipëri, ndërsa vitin e tretë do ta kryejnë në një prej universiteteve në Itali. Pedagogia Mirela Papa sqaron se për këtë periudhë, studentët mund të përfitojnë nga bursat Erasmus, të cilat do i mbështesin financiarisht gjatë qëndrimit në vendin fqinj. “Studentët që do të zgjedhin të kryejnë vitin e tretë në Itali dhe të marrin diplomën e dyfishtë, do të kenë mundësi të aplikojnë për një bursë Erasmus. Bursat janë gjashtëmujore, me të drejtë rinovimi edhe për gjashtë muaj të tjerë. Studentë do paguajnë vetëm tarifën e shkollimit të Universitetit të Tiranës”, shtoi ajo. Në përfundim të studimeve, të rinjtë pajisen me diploma të dyfishta. “Studentët do të kenë mundësi të punësohen në institucione që merren me krijimin dhe menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore në format dixhital, në institucione që kanë në fokus e-learning dhe përdorimin e teknologjive në mësimdhënie dhe në proceset e të nxënit, si edhe në kompani që merren me prodhimin e programeve kompjuterike për menaxhimin e përmbajtjeve kulturore apo gjuhësore”, tha Papa. Maturantët që kanë përfunduar me sukses provimet e maturës shtetërore do të zgjedhin 10 preferencat e tyre, nga 27 korriku deri më 1 gusht. Xh.K/ReportTv.al Mirela Papa universitete maturantet gjuhe e huaj itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.4% Nuk e di 3.9% Vota total: 5930 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?