Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Rinia sot në shesh! “Jemi me studentët, mbështetje pa kushte!”/ Gjekmarkaj: Nuk duam të monopolizojmë protestën e tyre


Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, nga protesta në Tiranë, vuri në pikëpyetje vullnetin e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e krahasuar me tavolinën e mermerit të vendosur përpara Kryeministrisë.

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, nga protesta në Tiranë, vuri në pikëpyetje vullnetin e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e krahasuar me tavolinën e mermerit të vendosur përpara Kryeministrisë. Në një prononcim për gazetarin e News24, Osman Stafa, Gjekmarkaj kritikoi sjelljen e policisë ndaj protestuesve dhe shprehu solidaritet me gazetarët që kanë raportuar nga terreni. Ai deklaroi se opozita mbështet pa kushte studentët dhe pedagogët, duke theksuar se nuk synon të monopolizojë protestën e tyre. “Aq sa ka disponibilitet kjo tavolinë mermeri për të dialoguar, aq ka dhe kryeministri vullnet. Tavolinë e ngurtë, e heshtur, që nuk flet. Sa i përket PD-së, ka 14 vite në protestë me kauzat që janë përfaqësuar nga elita e këtij vendi, që janë studentët dhe pedagogët. Një polici që u soll jo si Policia e Shtetit, por si klikë pushteti. Ju kemi ndjekur me ankth e shqetësim ju gazetarët se si jeni përballur në pasqyrimin e realitetit. Mbi opozitën është derdhur flakë dhe zjarr, për ta futur në konflikt të brendshëm. Opozita i ka kaluar këto sfida dhe kurthe, po bëhet më frymëzuese. Është solidare me çdo aksion, nuk do që të monopolizojë protestën e të tjerëve, por i jep asaj mbështetje pa kushte në çdo moment, siç është rasti i studentëve. Ka zëra minoritarë që nuk na duan, por duhet të dëgjohet populli, të kthehet një vend që nuk të merr votën, të patronazhon, s’ta merr votën me para të zeza.”, tha demokrati. Kujtojmë se se sot në orën 14:00 studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: agron gjekmarkaj Deputeti i PD-së Gjekmarkaj