Edhe këtë sezon të ri, “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, vjen në transmetim të drejtpërdrejtë çdo mëngjes në orën 7:00. Përmes informacioneve, intervistave, lojërave dhe muzikës, “Wake Up” fton shqiptarët brenda dhe jashtë vendit të zgjohen dhe ndërveprojnë me ekranin e Top Channel dhe valët e Top Albania Radio.
Ky është viti i pestë që programi mban autorësinë dhe drejtimin e Blendi Salaj por risia e këtij sezoni janë Edea Demaliaj dhe Nikol Projko, dy prezantueset e reja që i bashkohen Blendit në studio.
Si gjithmonë, “Wake Up” do të vijojë traditën e një programi të çlirët por njëkohësisht të sofistikuar, inteligjent por popullor, për të përçuar kudo ku shihet apo dëgjohet energjinë pozitive të një mëngjesi të ti.
Nga e hëna në të premte, vetëm në Top Channel dhe Top Albania Radio. Top Channel

