Lajme Zone
Anija fundoset, 10 të zhdukur/ Përplasje në Detin Marmara, kërkohet ekuipazhi i anijes “Tugberk İmamoglu”
BotëTop Channel

Anija fundoset, 10 të zhdukur/ Përplasje në Detin Marmara, kërkohet ekuipazhi i anijes “Tugberk İmamoglu”

Një anije mallrash është fundosur pas përplasjes me një tjetër mjet lundrues në Detin Marmara, pranë Stambollit, ndërsa dhjetë anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.

Një anije mallrash është fsur pas përplasjes me një tjetër mjet lundrues në Detin Marmara, pranë Stambollit, ndërsa dhjetë anëtarët e ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, afro 32 kilometra në jug të Silivrit, një periferi e Stambollit. Anija “Tugberk İmamoglu” u përplas me mjetin me flamur turk “Alsu”, i cili sipas autoriteteve nuk pësoi dëmtime të dukshme.

Pas përplasjes humbi çdo kontakt me ekuipazhin e anijes së mallrave. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur një varkë shpëtimi dhe mbetje të tjera të “Tugberk İmamoglu”, por ende asnjë gjurmë të personave që ndodheshin në bord.

Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Detare deklaroi se anija konsiderohet e fsur, pasi nuk iu përgjigj thirrjeve, ndërsa telefonat e anëtarëve të ekuipazhit rezultuan të fikur ose pa përgjigje.

Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloğlu, bëri të ditur se në bord ndodheshin dhjetë marinarë, përfshirë kapitenin, të gjithë shtetas turq. Anija 90 metra e gjatë po lundronte nga porti mesdhetar i Iskenderunit drejt Ereğlit, në Detin e Zi.

Ndërsa “Alsu”, me gjatësi 91 metra, po udhëtonte nga Kocaeli drejt Aliağas, në bregdetin e Egjeut. Top Channel