Jasir Asani e ka rinisur në mënyrën më të mirë në Iran, ku aktivizohet me gjigantët e Esteghlal. Sulmuesi kuqezi ka arritur të shënojë në ndeshjen e sotme ndaj Persepolis, duke realizuar rrjetën e dytë brenda pak ditësh.
Sulmuesi mori një pasim mjaft të mirë në hyrje të zonës dhe arriti të lirohet shumë mirë për të finalizuar në mënyrë perfekte.
Goli i Asanit (Video)
Pas një pauze të gjatë, sulmuesi nga Shkupi është kthyer në ditët e tij më të mira, duke qenë automatikisht edhe një opsion për trajnerin e Kombëtares, Ronaldo Maran. Top Channel

