Një dokument i Sigurimit shqiptar tregon se Riza Salihu e kishte akuzuar Jusuf Gërvallën si agjent të UDB-së.Sipas dokumentit, gjatë pjesës së dytë të vitit 1980, Riza Salihu kishte telefonuar në Ambasadën shqiptare në Vjenë, ku kishte deklaruar se “Jusuf Gërvalla është agjent i UDB-së” dhe se të dhënat e tij për gjendjen në Kosovë nuk ishin të vërteta. Në të njëjtin dokument, Salihu kishte kërkuar që në takimet e ardhshme me Gërvallën në Gjermani të mos dilet, me arsyetimin se ndaj bashkëveprimtarëve mund të organizohej ndonjë provokacion.Ish-pjesëtari i sigurimit jugosllav: Më thanë se ishte vendosur likuidimi i Jusuf Gërvallës, e paralajmërova përmes vëllait të tijAkuza nuk kishte mbetur vetëm në dokumentet e Sigurimit të Shtetit. Pal Shtufi ka deklaruar se Riza Salihu e kishte cilësuar Gërvallën si bashkëpunëtor të UDB-së dhe se, sipas tij, UDB-ja e kishte dërguar në Perëndim për ta shkatërruar lëvizjen.Por dyshimet ishin të ndërsjella. Në një letër drejtuar Sabri Novosellës, Jusuf Gërvalla e përshkruante Riza Salihun si “provokator” dhe “njeri të rrezikshëm”, ndërsa e akuzonte se kishte provuar të organizonte likuidimin e tij dhe të vëllait të tij.Kështu, dokumentet dhe dëshmitë e prezantuara në “Dosjet” paraqesin dy versione të kundërta të konfliktit mes Gërvallës dhe Salihut./Tv Dukagjini/ - YouTube www.youtube.com

