Lajme Zone
Rihapet tema e Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
PolitikëTelegrafi

Rihapet tema e Kodit Zgjedhor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Në takimin e sotëm koordinues mes grupeve parlamentare në Kuvend, edhe një herë është hapur tema e Kodit Zgjedhor e cila mbeti pa zgjidhje para se Kuvendi të shkonte në pushime. Siç njoftoi kreu i Kuvendit Afrim Gashi në brifing me gazetarët, tema është ri-hapur nga partia e Majta pasi në opinion së fundmi është diskutuar rreth mundësisë për zgjedhje të parakohshme.

Në takimin e sotëm koordinues mes grupeve parlamentare në Kuvend, edhe një herë është hapur tema e Kodit Zgjedhor e cila mbeti pa zgjidhje para se Kuvendi të shkonte në pushime. Siç njoftoi kreu i Kuvendit Afrim Gashi në brifing me gazetarët, tema është ri-hapur nga partia e Majta pasi në opinion së fundmi është diskutuar rreth mundësisë për zgjedhje të parakohshme.“Në koordinim diskutuam dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor meqenëse po flitet për zgjedhje të parakohshme. Meqenëse grupi i punës vetëm se ekziston, propozova që i njëjti grup përsëri të ulet dhe të flasin për një marrëveshje. Unë jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme por edhe nëse ka dhe pa dallim kur do të mbaheshin, është mirë ta kemi Kodin Zgjedhor”, tha kreu i Kuvendit, Afrim Gashi. Nga LSDM për momentin nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre të fundit pas takimeve të njëpasnjëshme të koordinatorëve në Kuvend, përkatësisht, vërejtja e tyre kryesore është të hiqet votimi elektronik i diasporës pasi konsiderojnë se mund të ketë manipulime dhe vota mund të jetë publike.“Pozitat tona janë të qarta si kristali dhe të pa ndryshueshme. E para, të mbetet mënyra e deritanishme e votimit në listën zgjedhore. Pra vetëm me rrethim të numrit dhe asnjë shenjë tjetër. Gjithashtu dhe votimi i diasporës të mbetet sikur deri tani. Pra të votohet në përfaqësitë diplomatike konsulare dhe të mos lejohet asnjë ndryshim e cila mund të hapë dyert për vjedhje zgjedhore. Le të tërhiqet votimi elektronik apo votimi përmes postës”, u prononcua kreu i social demokratëve, Venko Filipçe.Kundër konkluzioneve të fundit nga grupi i punës janë shprehur edhe nga E Majta. Koordinatori i kësaj partie Borisllav Kërmov për Alsat konfirmoi se në takim edhe një herë ka theksuar se ndryshimet e fundit të propozuara nga grupi i punës, janë antikushtetuese. U kanë bërë thirrje edhe koordinatorëve të partive tjera politike që brenda partisë ta diskutojnë edhe një herë çështjen e Kodit Zgjedhor, dhe në takimin e radhës të punojnë për zgjidhje.Pushteti nga ana tjetër është i gatshëm të ulet dhe të diskutojë përsëri por kryeministri Hristijan Mickoski, kërkon prej opozitës që të unifikojnë qëndrimet.“Unë pres një qëndrim të përbashkët, kështu dhe e përfunduam atë gjendje sfiduese. Kur të kenë një qëndrim të përbashkët nga opozita e bashkuar E Majta, LSDM dhe BDI, ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Grupi i punës që u formua në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në përbërje të deputetëve nga të gjitha partitë politike që marrin pjesë në Kuvend, nuk arriti të zgjidhë të gjitha pengesat dhe ndryshimet e nevojshme për të miratuar Kodin e ri Zgjedhor. Takimet nga Ministria më pas kaluan mes koordinatorëve në Kuvend, por edhe kjo nuk ndihmoi. LSDM kundërshton ashpër mënyrën elektronike të votimit të diasporës, ndërkaq e Majta kërkon “një” njësi zgjedhore dhe rritje të buxhetit për reklamim. Shumica parlamentare dorëzoi propozim ndryshimet e Kodit në Kuvend e pastaj në Komisionin për Sistem Politik, partitë opozitare maqedonase dorëzuan madje 13,500 amendamente. Komisioni mbajti vetëm një seancë sa për të njoftuar numrin dhe përkthimin e amendamenteve dhe që atëherë, Kodi Zgjedhor ka mbetur i bllokuar./Alsat/