Lajme Zone
Bashkia Elbasan në shërbim të "Rozafa Fish City"/ Gjergj Luca “beu” i Labinotit, 1.2 km asfalt në pyll drejt 44 hektarëve të tij
PolitikëPamfleti

Bashkia Elbasan në shërbim të "Rozafa Fish City"/ Gjergj Luca “beu” i Labinotit, 1.2 km asfalt në pyll drejt 44 hektarëve të tij

Më 10 shtator, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit doli nga rutina e zakonshme e projektvendimeve dhe u kthye në një përplasje të fortë për emrin e Gjergj Lucës. Në tavolinë ishte projekti për ndërtimin e një rruge nga “Rozafa Fish City” drejt Kodër Labinotit, ndërsa debati shpejt kaloi te marrëdhënia e biznesmenit me pushtetin, 44 hektarët e pyllit publik që kompania e tij ka në përdorim dhe mënyra se si një territor i dhënë për mbarështim të faunës së egër po pajiset tani me asfalt, trotuar dhe infrastrukturë që i ngjan gjithnjë e më pak një rruge të zakonshme pyjore.

Dokumentet zyrtare tregojnë se rruga e kërkuar nga Rozafa shtrihet për rreth 1,205 metra brenda fondit pyjor publik të Bashkisë Elbasan, në territorin ku kompania ka në përdorim 44 hektarë pyll. Ku është SPAK? Foto ilustruese/ Pas pronave shtetërore të marra me kontrata “1 euro”, privatizimit dhe 44 hektarëve pyll të dhënë në përdorim, Bashkia Elbasan po i hap Fish City-t një korridor të ri drejt Kodër Labinotit. Plot 1.2 kilometra asfalt, karrexhatë 6 metra dhe trotuar 2.2 metra futen në fondin pyjor publik, duke ndryshuar aksesin, funksionin dhe potencialin ekonomik të gjithë territorit. Pyetja që ngrihet sot është çfarë po përgatitet për nesër mbi kodrën e Lucës Nga ish-pronat e Rezervave të Shtetit të marra fillimisht me kontrata simbolike “1 euro”, te privatizimi i Fish City-t, 44 hektarët e fondit pyjor dhe tani një rrugë 1.45 kilometra e gjatë me asfalt e trotuar. Dosja e Labinotit tregon se si, për më shumë se një dekadë, prona publike dhe vendime të institucioneve kanë shoqëruar zgjerimin e biznesit të Gjergj Lucës, një prej njerëzve më të afërt publikisht me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe kupolën politike të Partisë Socialiste.

Më 10 shtator, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit doli nga rutina e zakonshme e projektvendimeve dhe u kthye në një përplasje të fortë për emrin e Gjergj Lucës. Në tavolinë ishte projekti për ndërtimin e një rruge nga “Rozafa Fish City” drejt Kodër Labinotit, ndërsa debati shpejt kaloi te marrëdhënia e biznesmenit me pushtetin, 44 hektarët e pyllit publik që kompania e tij ka në përdorim dhe mënyra se si një territor i dhënë për mbarështim të faunës së egër po pajiset tani me asfalt, trotuar dhe infrastrukturë që i ngjan gjithnjë e më pak një rruge të zakonshme pyjore. Erion Murataj e tha hapur në sallë atë që në Elbasan përflitet prej vitesh. Gjergj Luca ka shumë miq në politikë, ndërsa lidhja e tij me socialistët nuk ka qenë kurrë një sekret. Luca është parë vazhdimisht pranë Edi Ramës, Taulant Ballës dhe eksponentëve të tjerë të PS-së, ndërsa bizneset e tij kanë qenë shpesh skenë aktivitetesh dhe takimesh politike. Në mbledhjen e 10 shtatorit, Murataj e çoi akuzën edhe më tej kur tha se vetëm “2 ose 3 për qind” e njerëzve në sallë nuk e kishin ngrënë peshkun e Gjergj Lucës, duke e përdorur këtë si simbol të një marrëdhënieje të gjatë mes biznesit dhe politikës lokale.

Pikërisht aty nisi përplasja për rrugën. Këshilltarët kërkuan të dinin përse një sipërfaqe prej 44 hektarësh, e dhënë për mbarështimin e faunës së egër dhe për objekt gjuetie, kishte nevojë për një rrugë me gjashtë metra karrexhatë, mbi dy metra trotuar dhe asfalt. Pyetja që u përsërit në sallë ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Për çfarë duhet një trotuar 2.2 metra i gjerë në mes të një fondi pyjor, kur destinacioni i tokës lidhet me faunën e egër dhe menaxhimin e pyllit.

Administrata e Bashkisë u përgjigj se rruga do të financohej nga vetë subjekti, se prona nuk do t’i kalonte Rozafës dhe se segmenti që përshkon fondin pyjor do të mbetej publik. U tha gjithashtu se rruga mund të përdorej nga zjarrfikëset, emergjencat civile dhe strukturat që menaxhojnë pyllin. Për të zbutur debatin u përmend disa herë fakti se nga ndërhyrja preken vetëm 9 metra kub material drusor dhe se në zonën ku kalon traseja ka kryesisht shkurre.

Kundërshtimi në Këshill shkoi pikërisht te forma e projektit. Një rrugë gjashtë metra e gjerë, e asfaltuar dhe e pajisur me 2.2 metra trotuar nuk u pa si një akses i thjeshtë pyjor. U ngrit dyshimi se ajo krijon infrastrukturën e nevojshme për një zhvillim shumë më të gjerë rreth kodrës dhe se traseja është menduar në mënyrë të tillë që t’i japë akses një territori shumë më të madh. Në sallë u përmend edhe mundësia e një urbanizimi të ardhshëm dhe Paketa e Maleve, ndonëse dokumentet aktuale nuk e lidhin këtë projekt me ndonjë procedurë konkrete të këtij programi.

Raporti i Bashkisë rrëzon gjysmën e argumentit të dhënë në sallë

Ajo që dokumentet e Bashkisë provojnë është mjaftueshëm e fortë edhe pa spekuluar për atë që mund të ndërtohet nesër. “Rozafa” i është drejtuar Bashkisë më 20 gusht 2026 dhe ka kërkuar ndërtimin e segmentit “Rozafa Fish City–Kodër Labinot”. Rruga është projektuar me gjatësi 1,451 metra, ndërsa vetëm 246 metrat e parë kalojnë në pronën private të kompanisë. Plot 1,205 metra futen në fondin pyjor publik të Bashkisë Elbasan, në tokë që Rozafa e ka në përdorim. Vetë profili i rrugës është një nga pikat më të forta të dosjes. Projekti parashikon gjashtë metra karrexhatë, 2.2 metra trotuar dhe 15 centimetra bordurë, duke e çuar gjerësinë e përgjithshme në rreth 8.35 metra. Nuk bëhet fjalë për një shteg të improvizuar për zjarrfikëset dhe as për një rrugicë me çakull për të hyrë në pyll. Është një infrastrukturë e plotë rrugore, e cila nis te prona e Fish City-t dhe vazhdon për më shumë se një kilometër brenda fondit publik. Profili teknik i projektit parashikon 6 metra trup rruge, 2.2 metra trotuar dhe gjerësi të përgjithshme 8.35 metra Relacioni i Bashkisë e thotë vetë se një ndër funksionet kryesore të rrugës është aksesi dhe administrimi i sipërfaqeve që shoqëria ka në pronësi dhe përdorim. Kjo fjali e lidh drejtpërdrejt investimin me interesin e Rozafës. Argumentet për zjarrfikëset, emergjencat dhe menaxhimin e pyllit janë pjesë e së njëjtës dosje, ndërsa qëllimi i parë i shkruar nga administrata mbetet aksesi në territorin e kompanisë.

Edhe një tjetër pjesë e relacionit është veçanërisht domethënëse. Bashkia pranon se ndërhyrja ndryshon kategorinë e përdorimit të territorit, funksionin dhe mënyrën e administrimit të tij. Në letër sipërfaqja vazhdon të mbetet pjesë e fondit pyjor, pasi gjerësia e trasesë mbahet nën kufirin ligjor prej 10 metrash. Në terren, megjithatë, një pjesë e pyllit shndërrohet në rrugë të asfaltuar, me trotuar dhe bordurë. Vetë raporti tekniko-ekonomik i Bashkisë pranon se ndërhyrja prek rreth një hektar dhe ndryshon përdorimin dhe funksionin e territorit Rreth një hektar fond pyjor preket nga traseja. Bashkia e ka vlerësuar materialin drusor të prekur në vetëm 9 metra kub dhe 5,400 lekë. Pikërisht kjo shifër u përdor edhe në debat për ta paraqitur ndërhyrjen si minimale. Vlera e pyllit, megjithatë, nuk matet vetëm me sa dru del nga prerja. Rruga ndryshon aksesin, përdorimin, vlerën dhe potencialin ekonomik të gjithë territorit që prek. Këtu hyn në lojë sipërfaqja prej 44 hektarësh. Në vitin 2019, Bashkia Elbasan dha në përdorim një territor të madh të fondit pyjor publik në ekonomitë pyjore Labinot dhe Zaranikë për mbarështim gjysmë-natyror të faunës së egër dhe objekt gjuetie. Në këtë territor përfshiheshin ngastrat 1/a, 121/a dhe 122/a. Rruga e projektuar në vitin 2026 kalon pikërisht në ngastrat 1/a dhe 122/a, duke krijuar kështu lidhjen e drejtpërdrejtë mes Fish City-t dhe tokës publike të marrë për faunën e egër. Në mbledhjen e 10 shtatorit u konfirmua se përdorimi i 44 hektarëve kishte nisur në vitin 2019 dhe se afati ishte nëntë vjet. Kjo do të thotë se një investim i konsiderueshëm në asfalt, trotuar dhe infrastrukturë të përhershme po bëhet drejt një territori që, sipas marrëveshjes fillestare, kompania e ka vetëm përkohësisht në përdorim. Pikërisht këtu pyetja e ngritur në sallë merr peshë tjetër. Një biznes nuk hedh para në një rrugë të tillë pa pasur një interes ekonomik të fortë mbi territorin ku ajo çon.

Historia e Fish City-t nis me 52.613 m2 pronë shtetërore. KLSH: Rozafa ishte “paracaktuar”

Për të kuptuar marrëdhënien e Gjergj Lucës me tokën publike në Labinot duhet kthyer historia në vitin 2015. Fish City është ngritur mbi ish-prona të Rezervave Materiale të Shtetit. Në atë vit, “Rozafa” hyri në procedurën për marrjen me qira të 52,613 metrave katrorë të pasurisë nr. 483/1 në zonën kadastrale 2355.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e auditoi procedurën dhe la një konstatim që sot merr një rëndësi të veçantë. Sipas KLSH-së, kërkesa dhe dokumentacioni i Rozafës ishin paraqitur në të njëjtën datë kur ishte bërë njoftimi i procedurës. Audituesit arritën në përfundimin se shoqëria “Rozafa” ishte paracaktuar si fituese. Pra, shumë vite përpara debatit të sotëm për rrugën dhe pyllin, një institucion shtetëror kishte ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si kompanisë së Gjergj Lucës i ishte hapur dera drejt pronës publike në Labinot. Rozafa kishte ofruar fillimisht 3,303,100 lekë qira në muaj. Pas procedurës, prona përfi te kompania me kontratën simbolike “1 euro”. KLSH e cilësoi favorizimin me këtë tarifë të paargumentuar dhe të pajustifikuar, ndërsa llogariti rreth 39.6 milionë lekë të ardhura të munguara në vit dhe 792.7 milionë lekë përgjatë 20 viteve.

Auditimi evidentoi edhe mënyrën se si u ndërtua argumenti për favorizimin. Sipas KLSH-së, në dokumentet e paraqitura nga Rozafa nuk rezultonte aktiviteti “fason”, ndërsa ky përcaktim u shfaq më pas në relacionin që iu dërgua Këshillit të Ministrave dhe u përdor në arsyetimin për aplikimin e tarifës simbolike. KLSH vuri në dukje gjithashtu se niveli i investimit të propozuar nga kompania ishte dukshëm më i ulët se kufiri që audituesit konsideronin të nevojshëm për përfitimin e këtij trajtimi. Historia nuk u ndal me 52,613 metrat katrorë. Në vitin 2017, qeveria i dha Rozafës edhe 52,514 metra katrorë të tjerë nga pjesa e mbetur e kompleksit të Rezervave Materiale të Shtetit në Labinot, sërish nëpërmjet kontratës “1 euro”. Dy sipërfaqet, kur mblidhen, japin saktësisht 105,127 metra katrorë.

Në vitin 2019 qeveria i hapi rrugë privatizimit të këtyre pronave. Pra, prona që kishte nisur si pasuri publike, kishte kaluar në përdorim me kontrata simbolike dhe më pas hyri në procedurën e privatizimit. Po atë vit, Rozafa mori edhe 44 hektarët e pyllit për mbarështim të faunës së egër. Dy procese të ndryshme, por që takohen në të njëjtin territor dhe në të njëjtën histori zgjerimi. Në vitin 2020, Bashkia Elbasan i dha Rozafës edhe 10,382 metra katrorë të tjerë në zonën kadastrale 2355 për një periudhë 20-vjeçare. Edhe kjo sipërfaqe ndodhet në të njëjtën zonë ku janë regjistruar pronat 483 dhe 483/1 të Fish City-t. Kështu, hap pas hapi, rreth kompleksit të Lucës janë mbledhur prona të privatizuara, toka të dhëna me qira dhe dhjetëra hektarë fond pyjor publik. Rruga e vitit 2026 e bashkon gjithë këtë histori në një vijë të vetme. Ajo nis nga prona private e Rozafës, del nga territori i Fish City-t dhe futet për më shumë se 1.2 kilometra në fondin pyjor që kompania ka marrë në përdorim. Bashkia e njeh hapur funksionin e saj për aksesin e sipërfaqeve të kompanisë, ndërsa vetë raporti teknik pranon se infrastruktura ndryshon funksionin e territorit.

Kjo është arsyeja pse debati i 10 shtatorit nuk ishte thjesht një sherr politik në sallën e Këshillit Bashkiak. Ai nxori në sipërfaqe një histori që nis mbi dhjetë vjet më parë dhe që ka në qendër të njëjtin biznesmen, të njëjtin territor dhe të njëjtën marrëdhënie të fortë me pushtetin.

Gjergj Luca ka qenë prej vitesh një nga biznesmenët më të afërt publikisht me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Madje Balla është parë vazhdimisht në "bodrumet" e Fish City në Elbasan dhe lidhja e Lucës me drejtuesit socialistë është bërë pjesë e panoramës politike të zonës. Pikërisht për këtë arsye, çdo vendim që i jep kompanisë së tij akses mbi prona publike, pyje, toka ose infrastrukturë nuk mund të shihet i shkëputur nga kjo histori marrëdhëniesh.

Në Elbasan, Fish City nuk është ngritur vetëm me kapital privat. Pas tij qëndron një varg vendimesh shtetërore dhe bashkiake që kanë kaluar nga kontratat “1 euro”, te privatizimi, te qiratë afatgjata dhe te përdorimi i fondit pyjor. Mos të flasim pastaj për trafiqet e pronarit Gjergj Luca i skeduar nga agjencitë e huaja për pastrim parash e trafik droge, por kjo i takon një artikulli tjetër. Sot, në skajin tjetër të kësaj historie, kemi një rrugë të asfaltuar me trotuar që hyn thellë në 44 hektarët e pyllit publik, të cilin duket se do ta zotërojë Rozafa Fish City. /Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. screenshot 2026 09 14 201632 screenshot 2026 09 14 200959 screenshot 2026 09 14 201340 new project 2026 09 14t201235369 new project 2026 09 14t200651624 screenshot 2026 09 14 195810 06 42175 leke 9m3 faqja e plote 05 1ha ndryshim funksioni faqja e plote 04 6m 2 2m 8 35m pasurite faqja e plote new project 2026 09 14t194719351 02 1451m 1205m akses faqja e plote 01 44 hektare faqja e plote Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Miku i Ramës në syrin e ciklonit, hapet “Kutia e Pandorës” për ‘jeniçerin’ e 4iG! 12 Shtator 2026, 21:3021:30Dosja e zezë Shqipëria, bazë e rrjeteve mafioze Izrael-Ukrainë: çmimi i karriges së Ramës në tavolinën globale 12 Shtator 2026, 12:3512:35Dosja e zezë Nga Abu Dhabi te njerëzit e Pacollit, skema 142 milionë dollarë e “Smart City” 12 Shtator 2026, 12:0512:05Dosja e zezë Propaganda e shifrave dhe algoritmi i Edi Ramës për nxitjen e urrejtjes 11 Shtator 2026, 11:4611:46Dosja e zezë Gjesti politik i “pasuesit” të Janullatusit në Korçë 11 Shtator 2026, 11:2411:24Dosja e zezë Kryeministër, vendose Besën përballë Pasqyrës dhe jep llogari për Yeffet & Co 10 Shtator 2026, 19:4619:46Dosja e zezë