Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Kryeqytetit.
Në protestën e 107, protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Përmes pankartave ata i kanë përcjellë mesazhet dhe thirrjet e tyre kryeministrit.
“Shqipëria nuk është në shitje. Heshtja mbron dhunuesin jo viktimën”, “Drejtësia në Shqipëri shpesh blihet. Korrupsioni e dobëson shtetin”, “SPAK, të mos arrestohet populli që kërkon të vërtetën, të prangosne ata që na vjedhin shtetin dhe jetën!”
“Demokracia fillon me pronën private dhe pronën publike. Ligji 7501 vrau mbi 11 mijë shqiptarë. Prona Private tek i zoti, prona publike te çdo shqiptar”, “A po na mbroni ne nga krimi apo po e mbroni krimin nga ne”. Janë këto disa prej mesazheve që i kanë përcjellë qytetarët Kryeministrit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

