Lajme Zone
Pagat në drejtësi/ Rama-gjyqtarëve: Rrogat i vendos Parlamenti, boll folët si ultras që bërtasin në rrugë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat në drejtësi/ Rama-gjyqtarëve: Rrogat i vendos Parlamenti, boll folët si ultras që bërtasin në rrugë

“Askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet të ngrejë dorën”, paralajmëron Rama, teksa Kuvendi pritet të shqyrtojë vendimin e Kushtetueses lidhur me pagat e reja në sistemin e drejtësisë në seancën e 17 shtatorit.

Edi Rama Rama e pranon faktin se vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën... Kryeministri Edi Rama vijon përplasjen me sistemin e drejtësisë lidhur me nivelin e pagave. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e krahason gjuhën e një gjyqtari me atë të ultrasve që bërtasin në rrugë kundër VAR-it.

“Askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet të ngrejë dorën”, paralajmëron Rama, teksa Kuvendi pritet të shqyrtojë vendimin e Kushtetueses lidhur me pagat e reja në sistemin e drejtësisë në seancën e 17 shtatorit.

“Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura”, shkruan Rama.

Prej disa ditësh Kryeministri është përfshirë në debate në distancë me sistemin gjyqësor, pasi KLP dhe KLGJ, dy institucione që njihen ndryshe si qeverisja e drejtësisë, vendosën nivelin e ri të pagave për gjyqtarët, prokurorët dhe administratën e sistemit të drejtësisë, referuar një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që u shpërfill nga Kuvendi në sesionin parlamentar, para pushimeve të verës.

Në postimin e tij të fundit, Rama e pranon faktin se vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën.

“Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria”, shkruan Rama.

Kryeministri shtoi dozën e sulmeve ndaj drejtësisë pas një deklarate të Kryetaritt ë Shoqatës së Gjyqtarëve, gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së, Engert Pëllumbi. Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si një ndërhyrje e paligjshme në buxhetin e shtetit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese uljen e pagave të gjyqtarëve dhe vendimet e saj kanë fuqi detyruese.

“Gjykata Kushtetuese nuk e hap derën e thesarit në mënyrë të paligjshme. Ajo thjesht ka shpallur antikushtetuese uljen e pagave të gjyqtarëve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, deklaroi Pëllumbi.

Ai komentoi edhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se pushteti gjyqësor nuk mund “ta hapë vetë derën e thesarit të shtetit” pa miratimin e Kuvendit.

Pëllumbi theksoi se përgjegjësia për moszbatimin e një vendimi gjykate i takon organeve kompetente për ta hetuar, ndërsa shtoi se një zyrtar i lartë që pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate mund të përfshihet në sferën e përgjegjësisë penale. “Kur një zyrtar i lartë pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate, ai e përfshin veten direkt në sferën e përgjegjësisë penale. Nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohet as Kryeministri”, u shpreh ai. Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it. Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta: Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e… pic.twitter.com/4eOC1u87Aq

— Edi Rama (@ediramaal) September 14, 2026 Postimi nga Kryeministri Edi Rama

Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it. Keqardhje dhe disa të vërteta të thjeshta: Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën.

Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën. Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria.

Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cënohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cënuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre.

Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri, e cila nuk na tremb por më shqetëson pamasë për potencialin destruktiv që ka.

Po ne nuk duam të jetë kështu dhe unë nuk dua ta lejoj që të devijojë në një konflikt pushtetesh, sepse ndryshe nga si e mendon ky gjykatësi mediatik, kjo e pagave stratosferike, për ne nuk është çështje inati po sfidë shtetbërjeje europiane e Shqipërisë. Eshtë shumë e thjeshtë.

Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anulluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura.

Përkundrazi, ajo nuk lindi nga episodi i pagave dhe do të jetë edhe më e madhe në çdo hap deri në anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve:-)

edi rama drejtesia pagat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Mbi 100 ditë revoltë, si po e sfidojnë “Flamingot” Ramën dhe sistemin politik shqiptar 14 Shtator 2026, 19:0519:05Politike “Narko-shtet, por edhe narko-opozitë”, Kokalari-Berishës: Po për lidhjet e Shkëlzenit fole me prokurorin e SHBA 14 Shtator 2026, 18:4718:47Politike Presidenti Begaj vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, takim me Mohamed bin Zayed: Fokus te investimet dhe forcimi i bashkëpunimit 14 Shtator 2026, 17:5217:52Politike Kërcënimi me vdekje ndaj gazetarit Osman Stafa, reagon PD: Të zbardhet ngjarja, narkopolicia nuk do ta mposhtë fjalën e lirë! 14 Shtator 2026, 17:0717:07Politike U largua nga PS, Marjana Koçeku: Kam pasur oferta nga subjekte politike 14 Shtator 2026, 14:4814:48Politike Gjyqi për pagat, revoltohet Braçe në Komisionin për Ekonominë: Gjyqtarët të na kërkojnë ndjesë 14 Shtator 2026, 14:3014:30Politike