Lajme Zone
Qytetari drejtuar policëve: S’ju vjen turp? Populli 107 ditë në shesh, po na marrin shpirtin!”
PolitikëJOQ Albania

Qytetari drejtuar policëve: S’ju vjen turp? Populli 107 ditë në shesh, po na marrin shpirtin!”

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protesta e 107-të kundër qeverisë dhe klasës politike që ka qeverisur vendin në 35 vitet e fundit ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protesta e 107-të kundër qeverisë dhe klasës politike që ka qeverisur vendin në 35 vitet e fundit ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Protestuesit janë drejtuar drejt Komisariatit nr. 3, pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku kanë kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar dhe të shoqëruar gjatë protestës së paradites.

Gjatë marshimit, një qytetar është filmuar teksa u drejtohet efektivëve të policisë me tone të forta, duke iu kujtuar 107 ditët e protestës dhe qëllimin pse ata janë aty.

“A ju vjen turp mo, ej? Ka populli 107 ditë në shesh! Po luftojmë me gjak dhe me shpirt me këta hajduta dhe kriminela! Po na marrin shpirtin”, dëgjohet të thotë qytetari.

Protesta e sotme vjen pas disa ditësh të tensionuara, ku ndërhyrjet e policisë dhe përdorimi i forcës ndaj protestuesve kanë shkaktuar reagime të forta.

Në protestën që u mbajt sot paradite, një efektiv i “Shqiponjave” u filmua duke goditur me grusht në bark një qytetar që ishte i shoqëruar dhe i prangosur, ndërsa mbahej nga kolegët e tij. Pas publikimit të pamjeve, efektivi u pezullua nga detyra.

Në këtë klimë tensioni, qytetarët vijojnë protestën për të 107-ën ditë, ndërsa mbrëmjen e sotme marshimi është zhvendosur te Komisariati nr. 3, me kërkesën për lirimin e protestuesve të ndaluar. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)