Lajme Zone
Pas salmonelës Mondi i diMal sjell 41 kg kokainë nga Brazili
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Pas salmonelës Mondi i diMal sjell 41 kg kokainë nga Brazili

Kur bëhet fjalë për magazinat e AMG Food, duket se importi i mishit të pulës nga Brazili nuk është thjesht një biznes ushqimor, por një linjë shpërndarjeje me shumë opsione. Nëse në mars të vitit 2025 kompania e drejtuar nga Mondi Goxha na serviri specialitetin e shtëpisë me salmonelë, ku nga 18.3 tonë fileto pule që zbritën në Portin e Durrësit, 13.1 tonë u shpërndanë me shpejtësi te 154 klientë para se të bllokoheshin vetëm 5.2 tonët e mbetur, shfaqja e këtij viti e ka çuar efikasitetin e tyre në një nivel tjetër.

Pak më shumë se dymbëdhjetë muaj më vonë, e njëjta kompani, e njëjta linjë furnizimi nga Brazili (për të cilën importi është ndaluar që prej 3 shtatorit, duke e bërë dokumentacionin edhe më “interesant”) dhe i njëjti Port i Durrësit na sjellin një befasi akoma më të madhe: 41.35 kilogramë kokainë të pastër, me vlerë rreth 2 milionë euro, të ndarë në 37 pako të fshehura fiks te kapakët e jashtëm të kontejnerit. Është vërtet për t’u habitur se si magazinat e tyre tërheqin gjithmonë ngarkesa kaq “shpërthyese”, duke kaluar pa u munduar nga bakteret te lënda narkotike e pastër.

Përballë kësaj historie të përsëritur, ku për salmonelën vëllezërit Arben dhe Mondi Goxha u proceduan në gjendje të lirë dhe çështja shkoi në Prokurori, është e qartë se biznesi i tyre nuk njeh pengesa burokratike. Në fund të fundit, çfarë rëndësie kanë rregullat e kontrollit sanitar apo ndalimi i importit, kur kontejnerët e tyre vijnë të pajisur një herë me mikrobe të pista dhe një herë me mallra kaq të shtrenjta e të paligjshme?

Nga salmonela e 2025-ës te pluhuri i bardhë i 2026-ës, AMG Food po dëshmon se çdo ngarkesë në Durrës është një lotari ku surprizat fshihen te kapakët e kontejnerit. Kjo mrekulli nuk do të bëhej pa burokracinë dhe aferat klienteliste të AKU-së, që, në vend të kontrollit, u hapi dyert me leje speciale, duke provuar se për vëllezërit Goxha shteti është thjesht një bashkëudhëtar i sigurt nga Brazili te pjatat dhe xhepat tanë.