Richard Grenell i dërguari presidencial për misione të posaçme i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ish-i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Albin Kurtit, duke e bërë atë përgjegjës për krizën politike në Kosovë dhe duke e përshkruar si një politikan që vetëm ankohet dhe krijon bllokada. “Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimit të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë. Ai qartësisht nuk di si të qeverisë, është i destinuar të jetë në periferi duke u ankuar. Në fakt, ai është më i mirë për të drejtuar kritika nga margjinat sesa të udhëheqë një qeveri””, tha Grenell në përgjigjen me shkrim për Gazetën Express. Në intervistë, Grenell foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë. Grenell, i cili ka kërkuar publikisht lirimin e Thaçit që prej dërgimit të tij në Hagë, deklaroi se Perëndimi dëshiron që ish-presidenti të kthehet në Kosovë. LEXO EDHE:'E dua këtë vend', Richard Grenell me pushime në bregdetin shqiptar! Shfaqet sportiv mes Vlorës dhe Radhimës: Vendi perfekt për të mbyllur verën “Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri. Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës. Perëndimi nuk do të punojë më me Kurtin sepse ai vetëm ankohet dhe krijon bllokada”, tha Grenell. Deklaratat e Grenell vijnë ndërsa në Kosovë vazhdon ngërçi politik dhe, paralelisht, pritet edhe verdikti i Dhomave të Specializuara për katër ish-figurat e UÇK-së që ndodhen prej gjashtë vitesh në proces gjyqësor. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se verdikti pritet më 16 shtator. U.D/Shqiptarja.com TAG: Richard Grenell Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.1% Social media 16.1% Vota total: 4232 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

