Richard Grenell i dërguari presidencial për misione të posaçme i Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe ish-i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Albin Kurtit, duke e bërë atë përgjegjës për krizën politike në Kosovë dhe duke e përshkruar si një politikan që vetëm ankohet dhe krijon bllokada. “Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimit të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë. Ai qartësisht nuk di si të qeverisë, është i destinuar të jetë në periferi duke u ankuar. Në fakt, ai është më i mirë për të drejtuar kritika nga margjinat sesa të udhëheqë një qeveri””, tha Grenell në përgjigjen me shkrim për Gazetën Express. LEXO edhe...'E dua këtë vend', Richard Grenell me pushime në bregdetin shqiptar! Shfaqet sportiv mes Vlorës dhe Radhimës: Vendi perfekt për të mbyllur verën Në intervistë, Grenell foli edhe për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë. Grenell, i cili ka kërkuar publikisht lirimin e Thaçit që prej dërgimit të tij në Hagë, deklaroi se Perëndimi dëshiron që ish-presidenti të kthehet në Kosovë. “Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri. Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës. Perëndimi nuk do të punojë më me Kurtin sepse ai vetëm ankohet dhe krijon bllokada”, tha Grenell. Deklaratat e Grenell vijnë ndërsa në Kosovë vazhdon ngërçi politik dhe, paralelisht, pritet edhe verdikti i Dhomave të Specializuara për katër ish-figurat e UÇK-së që ndodhen prej gjashtë vitesh në proces gjyqësor. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se verdikti pritet më 16 shtator. U.D/ReportTv.al Richard Grenell Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.2% Vota total: 4190 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

