Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Revolta e 121/ Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike, protestuesit i kujtojnë kryeministrit kërkesat e panegociueshme


Për të 121-tën ditë me radhë, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të vijuar më pas marshimin te Kryeministria, ku protestuan kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Për të 121-tën ditë me radhë, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të vijuar më pas marshimin te Kryeministria, ku protestuan kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Aktivistja Arvina Lleshi ka rilexuar edhe njëherë kërkesat kryesore të protestës. Kërkesa e parë është dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe e qeverisë. Së dyti, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. Kërkesa e tretë lidhet me ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor. Në këto ndryshime përfshihen ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, si dhe kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, organizatorët kërkojnë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për Zonat e Mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për Investimet Strategjike.

Kërkesa e pestë parashikon hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila sipas organizatorëve do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb