Qytetarët vijuan edhe mbrëmjen e sotme marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 119-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike në tërësi. Pjesëmarrësit u bënë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave, ndërsa marshimi vijoi në atmosferën e krijuar nga thirrjet dhe pankartat e protestuesve. Protesta e 119-të vijon me marshimin në rrugët e Tiranës, pas tubimit të zhvilluar para godinës së Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
