Pas rreth një javë lufte me flakët dhe paniku, gojani i madh duket se i është kthyer qetësisë teksa flakët masive janë shuar. Vatrat e zjarrit që kanë mbetur duket se nuk janë më rrezik për, në hyrjen e të cilit vijojnë të jenë të dislokuara ende disa mjete zjarrfikëse. Në brendësi të Gojanit situata duket e qetë, teksa gjurmët e asaj çfarë ndodhi nga zjarret në pyje janë të dukshme në çdo kënd të fshatit. LEXO edhe...Nga Durrësi në Shkodër për të vjedhur bicikleta dhe grabitur taksi, arrestohet 56-vjeçari Disa nga familjet e evakuuara i janë rikthyer banesave, një ndër ta dhe ajo e Pjetër Ndoit në lagjen Pepaj në fshatin Gojan. Pjetri dhe bashkëshortja e tij tregojnë për Report Tv tmerrin që kaluan, teksa i gëzohen faktit se kanë ende një strehë mbi kokë. “E tmerrshme, situatë e jashtëzakonshme. Luftë e pashpallur. Zjarri ia kalon edhe luftës. Të mos kishin shpëtuar këto shtëpi, nuk do kishte më vlerë. Jo nga ana ekonomike, por nga ana morale, logjikem shpirtërore”, shprehet Pjetër Ndoi. “Kemi shpëtuar, ishte e frikshme. Vetëm me ik me shpëtuar me familjen. Kemi parë tmerr”, thotë bashkëshortja e tij. Ndërkohë që situata me flakët në fshatin Gojan duket më e qetë zjarret vijojnë ende të jenë aktive në pyjet pranë fshatrave Prozhëm e Rrape ku është e pa mundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës, teksa forcat e angazhuara në terren po punojnë me mjete rrethanore. Prej rreth dy javësh zjarret në pyjet e Pukës kanë përshkuar rreth 3000 hektarë shkurre e pyje te lartë pishe, një pjesë e të cilëve u dogjën plotësisht duke rrezikuar dy ditët e fundit dhe jetë njerëzish. SI.E./ReportTv.al Shkoder zjarret 2026 puke Pjeter Ndoi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 65.9% Keq 25.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 267 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?
