Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për raportuar një situatë të ndodhur sot në Pikën Kufitare të Bllatës. Ai ka treguar se teksa të gjithë prisnin brenda makinave për të kaluar kufirin, një turiste ka zbritur nga makina dhe, e revoltuar nga mbeturinat e hedhura në zonë, ka marrë një thes dhe ka nisur t’i mbledhë vetë.
“A nuk ju vjen pak turp shqiptarëve dhe maqedonasve që të dalë një turiste nga makina dhe të fillojë të mbledhë plehrat e doganës? Sot në Bllatë ka marrë thesin dhe po i mbledh vetë mbeturinat”, shkruan qytetari në raportimin e tij.
Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave pranë pikave kufitare, një prej vendeve të para që vizitorët shohin kur hyjnë apo dalin nga vendi.

