Debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës shoqëruan sot diskutimet për reformën territoriale tek Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ndërsa deputetët e opozitës kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe shqyrtimin edhe të propozimit të tyre, kërkesë që u rrëzua pas 3 orësh diskutime Deputeti Saimir Korreshi kundërshtoi bashkimin e bashkive, duke ngritur shqetësimin për shërbimet që, sipas tij, do të marrin qytetarët në bashki më të mëdha. LEXO edhe...'Territorialja' tek 'Ligjet', Qosja mbron draftin e opozitës: Të shtohet numri i bashkive! Çdo kompetencë të vijë me financim “Ne kemi plehrat mullar, ne jemi të mbaruar, ju doni të na bashkoni e të na bëni një. Po njerëzit, çfarë shërbimesh u ofroni? Do pyesë kryetari i bashkisë së madhe për fshatin e humbur? Bie roli specifik i qytetarit. Do presë dy orë për të mbajtur radhën. Ju nuk ofroni shërbim tani, jo po kur të jenë bashki më të mëdha”, tha Korreshi, duke propozuar ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen e propozimit të PD-së. Debati u ndez gjatë fjalës së Tedi Blushit, i cili iu drejtua deputetes Aulona Bylykbashi dhe hodhi akuza për mënyrën se si janë zhvilluar konsultimet. “Shoh që keni thirrur për konsultim aktorë të filmave të Ergys Agasit apo aleatë të bandave. Meqë kolegia Bylykbashi ka marrë përsipër të mbrojë një akt jokushtetues, dua ta pyes: kur bëtë fushatë në Cërrik e në Belsh, a u premtuat që do ua shkrini bashkitë? Kam një pyetje edhe për z. Komici, të cilin banorët e Prrenjasit e përzunë nga takimi”, tha Blushi. “Mos u merr me kolegët, dil tek procedura”, e paralajmëroi kreu i komisionit, Ulsi Manja. Blushi vijoi duke thënë se po sillte shembuj konkretë nga konsultimet publike. “Po sjell shembuj konkretë të konsultimeve publike që ju si mazhorancë keni bërë në terren. Këtu është i pranishëm kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit. Kurrë nuk ka pasur konsultime atje”, tha ai. “Vazhdo me procedurën tani. Mbylleni fjalën se i keni marrë kolegët me radhë. Ti ke orarin tani se sa është ngritur nga gjumi kryetari i partisë”, iu përgjigj Manja. Blushi vijoi me thumba duke iu referuar Ergys Agasit dhe ish-kreut të shkarkuar të SHISG Vlora Hysenit e vendosur në arrest shtëpie për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore. “Tani është ora që Gysi është në ajrim. Gysi ju sheh të gjithëve sot, edhe Vlora. Është për të ardhur keq që, ndërkohë që keni propozimin e opozitës së bashkuar, do t’ju kërkoja të mos avanconi me një projekt që i ngjan tenderave të paracaktuar të Edi Ramës. Nëse Roni Yeffet do jetonte në Fushë-Arrëz, do ta kishin lënë bashki më vete. Nëse Gysi do jetonte në Memaliaj, do kishte një status special. Ta ndërpresim këtu procesin për të vlerësuar propozimin e opozitës. Në të kundërt po më ngjasoni me Vlora Hysenin, doni t’i fikni radarët e shtetit”, tha Blushi. Manja i tërhoqi vëmendjen për përdorimin e gjuhës dhe etiketimin e kolegëve në komision. “Herë tjetër do të kërkoja t’i përmbahesh rregullores dhe Kodit të Etikës”, tha Manja. Në debat ndërhyri edhe Olsi Komici, i cili hodhi poshtë pretendimin e Blushit se ishte përzënë nga një takim në Prrenjas. “Nuk e di çfarë librash të Andersonit ka lexuar. Nuk më kanë dëbuar nga asnjë takim që kam kryer në Bashkinë e Prrenjasit. Do të shtyjë minutazhin në komision. Mbase dikush ia mban shënim minutat që flet. Unë jam larguar nga ai takim me dorën në qafë me të gjithë, kam shtrënguar dorën edhe me kundërshtarët. Tani të sfidoj publikisht: nxirr video”, tha Komiçi. “Kam parë filmat me Gysin”, replikoi Blushi, duke insistuar në ndryshimin e rendit të ditës. Deputetët e mazhorancës kërkuan ndërkohë vazhdimin e seancës sipas rendit të ditës. Duke iu referuar demokratëve, Manja tha: “Edhe këta do mbarojnë minutazhin e vet dhe do ikin, siç ndodhi herën e parë. Ju duhet vetëm të duroni dhe të vijojmë me rendin e ditës. Këta të vazhdojnë rrugën, ne do vazhdojmë punën”. Në diskutim u përfshi edhe Xhelal Mziu, i cili tha se reforma territoriale ka sjellë efekte negative, pasi sipas tij paratë nuk kanë shkuar më te qytetari, ndërsa administrata jo vetëm që nuk është zvogëluar, por ka arritur në 41 mijë të punësuar. Ai gjithashtu kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutime për draftin demokrat. Teksa Manja po e pyeste për çështjen procedurale, Mziu reagoi jashtë mikrofonit, duke sjellë një tjetër përplasje. “S’më fyen dot kush mua në komision. Fyerje personale s’pranoj nga askush”, tha Manja duke mbyllur përkohësisht seancën Në vazhdim, Manja u tha demokratëve se nisma e mazhorancës i është njoftuar seancës së parlamentit me 8 shtator dhe u është përcjellë bashkive dhe ministrive që kanë akses në këtë proces dhe është miratuar më 25 shtator në procedurën e Kuvendit. "Nëse nisma juaj që është depozituar të premten... po më kërkoni të shprehem për një nisëm që nuk e kam një tryezë. Kur të ndjekë procedurën parlamentare do vijë në tryezën e komisionit përgjegjës. Kërkesa juaj për ndërprerjen e kësaj mbledhjeje, duhet hedhur më votë. Nëse doni të ndryshojmë rendin e ditës e të fusim nismën tuaj unë sërish duhet ta hedh në votim" sqaroi Manja. Debatet vijnë në një moment kur mazhoranca po avancon me propozimin e saj për reformën e re territoriale, që parashikon kalimin nga 61 në 46 bashki. Opozita, nga ana tjetër, ka depozituar draftin e saj me 100 bashki dhe kërkon që ai të futet në diskutim, duke kundërshtuar vijimin vetëm me nismën e mazhorancës. Ora 17:27 'Territorialja' tek 'Ligjet', Qosja mbron draftin e opozitës: Të shtohet numri i bashkive! Çdo kompetencë të vijë me financim Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, mbështeti propozimin e opozitës për një hartë me 100 bashki dhe 12 qarqe, duke argumentuar se rritja e territorit të bashkive nuk ka sjellë përmirësim të shërbimeve. Ai kërkoi që reforma e kaluar të vlerësohet publikisht përpara se të vendoset për hartën e re, ndërsa komunitetet të dëgjohen para çdo ndryshimi të kufijve.“A-ja e gjithçkaje është ndarja territoriale dhe afërsia me qytetarin. Për kompetencat jam dakord, por afërsia me qytetarin është më e rëndësishme. Si përfaqësues i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë që përfaqëson bashkitë e opozitës, dua të bëj të qartë që ne qëndrojmë për 100 bashki dhe 12 qarqe. Kjo është baza për një qeverisje vendore më pranë qytetarëve. Përvoja e viteve 2014 tregoi se bashkitë u bënë më të mëdha, por shërbimi jo. Ne kërkojmë vlerësim publik të reformës së kaluar para se të merret vendimi përfundimtar. Ne propozojmë një model territorial të diferencuar, ku numri përcaktohet në bazë të nevojës. Duhet të rrisim numrin e bashkive dhe çdo kompetencë të shoqërohet me financim. Kërkojmë përfaqësim real të qytetarëve. Komunitetet e prekura duhen dëgjuar para ndryshimit të kufijve”, tha Qosja. Share Ora 17:06 'Territorialja', Sako përcjell propozimet e të zgjedhurve vendorë: Njësitë administrative të marrin më shumë kompetenca dhe të ofrojnë më shumë shërbime Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, si përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, prezantoi në diskutimet për reformën territoriale propozimet e miratuara nga Asambleja e shoqatës dhe të dorëzuara dy bashkëkryetarëve të reformës në qershor. Ajo kërkoi që me reformën e re çdo detyrë e re që u jepet bashkive të vijë edhe me financim, staf dhe kompetenca të qarta; njësitë administrative të kenë më shumë kompetenca dhe shërbime; dhe investimet të shpërndahen proporcionalisht në të gjithë territorin, që edhe qytetari në një zonë të largët të marrë shërbim me të njëjtin standard.“Gjatë takimeve që kemi pasur me kryetarët e bashkive, kemi vënë theksin te funksionet dhe financat si çështje shumë të rëndësishme për shërbimin fr të qytetarëve, sepse atyre nuk u intereson se kush e jep shërbimin, por e rëndësishme është që shërbimi me standard të shkojë edhe te qytetari me vendbanimin shumë të largët.Ne propozojmë që të ndalohet me instrument ligjor heqja e funksioneve dhe kompetencave të njësisë së qeverisjes vendore për çështje që shtrihen në territor nga qeveria qendrore. Duhet përcaktuar një metodologji e qartë e decentralizimit të një funksioni. Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia.Çdo funksion i ri që transferohet te bashkitë duhet shoqëruar me kompetenca të qarta, financim, standarde dhe kapacitete njerëzore. Duhen miratuar standarde kombëtare dhe vendore në harmoni me BE-në për shërbimet publike, të garantohet cilësi dhe akses i barabartë në shërbime në zona urbane dhe rurale.Njësitë administrative duhet të kenë më shumë kompetenca, të ofrojnë më shumë shërbime. Investimet të shpërndahen në mënyrë proporcionale. Vendosja e një rregullatori për shpërndarjen e investimeve do të bënte të mundur mbulimin me investime të të gjithë territorit" tha ajo“ Share Ora 16:48 Reforma territoriale, Brahimi tek 'Ligjet': Bashkimi i bashkive ul kostot me mbi 30%! Korreshi: Po e bëni për të grumbulluar votat e PS Debati për reformën territoriale vijoi me replika në Komisionin e Ligjeve, ku drejtori i Financave në Ministrinë e Financave, Fran Brahimi, mbështeti bashkimin e disa bashkive, duke argumentuar se kursimi në buxhet arrin në mbi 30%. "Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave e mbështet këtë nismë. Në vitin 2015 shpenzoheshin 130 milionë euro. Largimi i shërbimeve, 80-90% e tyre janë burokratike. Shërbimi publik gjendet nga celulari. Ulet kostoja dhe ofrohet shërbimi. Nëse bashkohen bashkë këto bashki që janë sugjeruar kursimi është mbi 30%. Shpenzimet për paga dhe dieta kthehen në investime." tha Brahimi. Deputeti i PD-së Saimir Korreshi e kundërshtoi argumentin dhe kërkoi specifika për performancën e bashkive si Divjaka apo Roskoveci “Ky po tall by**ën. Jo ore, është duke tall by**ën ai. Unë të pyeta kush ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?” tha Korreshi "Divjaka sigurisht. Tentativa për të shkuar në një ekonomi shkalle kursen para që shkojnë për investime të tjera. Pjesa më e madhe e shërbimeve do të jenë dixhitale" u përgjigj Brahimi. Ndërsa për numrin e punonjësve Brahimi pranoi se nga viti 2015 “është rritur me mbi 20 mijë punonjës""Mbi 14 mijë janë rritur nga shtimi i kompetencave. Mbi 5 mijë është rritja neto e punonjësve” tha aiNë debat ndërhyri edhe Ulsi Manja."Nuk e ulni dot Franin ju se është aty që nga 1997-ta. Ka qenë aty edhe në kohën tuaj” i tha ai Korreshit.Ky i fundit e mbylli fjalën duke akuzuar se reforma territoriale është bërë për të grumbulluar vota për PS-në. “Sipas të dhënave të Maznikut, është bërë vetëm për të grumbulluar votat për PS, si e si t’i mblidhni mekanikisht duke shumëzuar dhe hequr bashkitë me prirje të djathtë. Natën e mirë dhe mirupafshim!” tha Korreshi. “Me nder qofsh, vazhdojmë me rendin e ditës”, iu përgjigj Manja, duke vazhduar seancën. Share U.D/ReportTv.al ULSI MANJA reforma territoriale ergys agasi vlora hyseni Saimir Korreshi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.7% Disi 7% Vota total: 2664 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

