Lajme Zone
Reforma Territoriale – Ministri i Brendshëm Demo: Suksesi nuk matet me harta, por me ndryshimin në jetët e qytetarëve
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Reforma Territoriale – Ministri i Brendshëm Demo: Suksesi nuk matet me harta, por me ndryshimin në jetët e qytetarëve

Pas miratimit të Reformës së re Territoriale me votat e mazhorancës në seancën e trazuar parlamentare, Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke vendosur theksin te sfidat që e presin pushtetin vendor pas këtij vendimi ligjor.

Pas miratimit të Reformës së re Territoriale me votat e mazhorancës në seancën e trazuar parlamentare, Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke vendosur theksin te sfidat që e presin pushtetin vendor pas këtij vendimi ligjor. Përmes një postimi në “Facebook”, Demo nënvizoi se qëllimi kryesor i këtij ndryshimi mbetet fuqizimi i bashkive, ndërsa theksoi se suksesi i këtij procesi do të varet nga decentralizimi real dhe transferimi i burimeve financiare. “Reforma territoriale ka një qëllim të qartë: bashki më të forta, shërbime më të mira dhe institucione më pranë qytetarëve. Suksesi i saj do të matet jo vetëm me ndryshimet institucionale, por mbi të gjitha me rezultatet konkrete në jetën e përditshme të çdo komuniteti. Reforma territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve,” deklaroi Demo. Në mbyllje të reagimit të tij, Demo nënvizoi se bilanci i kësaj reforme do të bëhet mbi bazën e ndikimit të saj të drejtpërdrejtë te qytetarët. “Synimi ynë është një pushtet vendor me më shumë autonomi, por edhe me më shumë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve që u ofron qytetarëve. Suksesi i reformës nuk do të matet me numrin e bashkive apo me ndryshimet në hartë, por me atë që ndryshon realisht në jetën e qytetarëve,” përfi Demo. Reagimi i plotë:

Reforma territoriale ka një qëllim të qartë: bashki më të forta, shërbime më të mira dhe institucione më pranë qytetarëve. Suksesi i saj do të matet jo vetëm me ndryshimet institucionale, por mbi të gjitha me rezultatet konkrete në jetën e përditshme të çdo komuniteti.

Reforma territoriale duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta, më funksionale dhe më pranë qytetarëve.

Përpara nesh është një punë e rëndësishme që duhet të nisë me një analizë të detajuar të funksioneve dhe përgjegjësive të bashkive: çfarë funksionon, çfarë duhet përmirësuar, cilat kompetenca duhen forcuar dhe cilat shërbime mund të ofrohen më mirë në nivel vendor.

Decentralizimi nuk është thjesht transferim kompetencash. Ai duhet të shoqërohet me burime financiare, kapacitete administrative dhe mekanizma të qartë llogaridhënieje.

Synimi ynë është një pushtet vendor me më shumë autonomi, por edhe me më shumë përgjegjësi për cilësinë e shërbimeve që u ofron qytetarëve.

Suksesi i reformës nuk do të matet me numrin e bashkive apo me ndryshimet në hartë, por me atë që ndryshon realisht në jetën e qytetarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb