Lajme Zone
KulturëReport TV

Recitali poetik ‘Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’ ndalet në Durrës! Preç Zogaj i emocionuar: Hera e parë që prezantohem në këtë qytet


Durrësi, këtë sezon, nuk ka qenë vetëm një destinacion turistik, por edhe një skenë e madhe arti. Këtë herë eshtë shkrimtari dhe poeti Preç Zogaj, i cili zgjodhi qytetin bregdetar për të sjellë para publikut disa poezi nga krijimtaria e tij.

DURRES- Janë vargje të shkruara nga Preç Zogaj përgjatë 40 viteve dhe që u servirën në një mbrëmje të veçantë poetike në Durrës. “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” ishte recitali poetik i autorit Preç Zogaj bazuar në vëllimin më të ri të autorit dhe në krijimtarinë e tij ndër vite. Vargjet e tij erdhën nën interpretimin e aktoreve Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia. LEXO edhe...Aksion antikanabis në Krujë, e shtëna e policit për kafshë të egra ngatërron kolegët, menduan se u sulmuan! Në terren edhe AMP, dyshime për dekonspirim nga efektivët “Ky është një tur që kanë ndërmarrë tre aktore të shquara, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia. E kanë nderuar poezinë time, të them të vërtetën, duke e përzgjedhur për të bërë këtë recital. Durrësi është ndalesa e tretë dhe shpresojmë do të vazhdojmë edhe në disa qytete të tjera, por emocioni në Durrës është i veçantë. Në fakt për mua si autor është hera e parë që prezantohem me poezinë time në këtë qytet kaq të vjetër dhe kaq të dashur”, tha Zogaj. Recitali solli gjithashtu këngën “Sytë e tu” me tekst të Preç Zogajt. Arti i fjalës, poezia, muzika dhe interpretimi aktorial u ndërthurën në një mbrëmje që solli për publikun momente të veçanta artistike. R.D/E.H/ReportTv.al poezi recital Durres preç zogaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3680 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?