Lajme Zone
SPAK s'i dha leje Veliajt për të marrë pjesë në mbledhje, përplasje në Këshillin e Tiranës! Zhulali: Kush e drejton sot Bashkinë? Salianji: Kryetari është ai që kanë votuar qytetarët
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK s'i dha leje Veliajt për të marrë pjesë në mbledhje, përplasje në Këshillin e Tiranës! Zhulali: Kush e drejton sot Bashkinë? Salianji: Kryetari është ai që kanë votuar qytetarët

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur ditën e sotme, ku do të shqyrtohen disa projektvendime, mes të cilave edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale. SPAK refuzoi sot lejen që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, të ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit Bashkiak. LEXO edhe...Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi Mungesa e

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur ditën e sotme, ku do të shqyrtohen disa projektvendime, mes të cilave edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale. SPAK refuzoi sot lejen që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, të ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit Bashkiak. LEXO edhe...Ish-kreu i SHISH ankim në Apelin e Posaçëm, kërkon heqjen e arrestit në shtëpi Mungesa e Veliajt në sallë soli përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, tha gjatë fjalës së saj se PS duhet të sqarojë se kush e drejton sot Bashkinë Tiranë. Zhulali kërkoi gjithashtu një seancë të posaçme në Këshillin Bashkiak, për zjarret që dogjën gjatë kësaj vere sipërfaqe të tëra toke në Tiranë. "Kush e drejton sot Bashkinë Tiranë? Kemi mësuar nga lajmet se Ristani është larguar. Ndërsa në Këshillin Bashkiak të Tiranës, nuk ka ndërmend asnjëri që ta ngrejë pyetjen dhe të japë një shpjegim se 'kush firmos sot këtu?'. Kush firmos sot për pagat? Kjo duhet të vendoset në rendin e ditës, sepse nuk ka kuptim që të mblidhet ky Këshill pa iu përgjigjur kësaj pyetjeje. E dyta, ndodhën zjarret përvëluese dhe dogjën gjithë Tiranën. Si nuk e gjeni ju me vend të mblidhni një seancë urgjente sesa sipërfaqe tokë u dogj, sa kafshë iu dogjën atyre njerëzve? Për ça jemi në këtu, për të ngritur kartonat jemi ne këtu?", tha mes të tjerash Zhulali. Ndërkohë këshilltari bashkiak i PS, Eridian Salianji, iu përgjigj Zhulalit duke thënë se kryebashkiaku i Tiranës është ai që kanë votuar qytetarët. Salianji tha gjithashtu se mandati i Veliajt është certifikuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. "Të mos lejmojmë që salla e Këshillit Bashkiak të kthehet në një sallë mediumesh politike që s'ka lidhje fare me mbledhjen. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj, që e kanë votuar qytetarët e Tiranës. Mandati i tij është certifikuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Ne jemi të detyruar që punët të mos i lëmë përgjysmë. Pakica, minoranca sa vjen e zvogëlohet në Këshillin Bashkiak dhe tentojnë të prishin seancën. Ne s'jemi këtu për të bërë debat me humbësit, me pakicën. Dhe hallet e qytetarëve në fund zgjidhen me vendimmarrje", tha mes të tjerash Eridian Salianji. Por fill pas fjalës së Salianjit, këshilltarja bashkiake nga Lëvizja Bashkë, Mirela Ruko, tha se situata në të cilën ndodhet Bashkia Tiranë nuk duhet normalizuar. Duke e akuzuar kryebashkiakun Veliaj për korrupsion, Ruko tha se ai duhet të japë dorëheqjen nga Bashkia Tiranë dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. "Në fakt zoti Salianji duhet të kërkosh ndryshime ligjore që salla e Këshillit Bashkiak të ketë vetëm mazhorancë dhe jo opozitë. Përsa kohë që ligji e parashikon që ka opozitë dhe të drejtë fjale, do e marrë fjalën dhe do e çojë deri në fund. Për mua nuk duhet ta normalizojmë fare situatën që ndodhet Bashkia Tiranë. Edhe situata është që aktet na kanë ardhur me firmën e Veliajt dhe ky Këshill me 50 vota ka kërkuar shkarkimin e tij. Kështu që unë nuk e di çfarë ka ndryshuar me situatën e këshilltarëve të këtij këshilli, që kërkojnë që ne të vazhdojmë dhe ta normalizojmë situatën e një kryebashkiaku që akuzohet për korrupsion dhe abuzim me detyrën, që aktet të vijnë në emrin e tij. Detyra politike e këtij Këshilli është që të mbajë përgjegjësi dhe t'i kërkojë Veliajt të japë dorëheqjen dhe ta çlirojë qytetin nga mbajtja peng. Situata personale e Veliajt nuk mund të pengojë punët e qytetit. I kërkoj Veliajt që të bëjë një gjë të mirë në jetën e tij, që të bashkëpunojë me drejtësinë dhe t'i dorëzojë emrat, sepse ai nuk ka vjedhur i vetëm", tha mes të tjerash Mirela Ruko. R.Xh/ReportTv.al spak erion veliaj bashkia tirane ilda zhulali reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3680 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?