SARANDE- Qyteti antik i Butrintit mbetet ndalesa kryesore e turistëve të huaj në jug të vendit. Nga janari deri në gusht te ketij viti, parku është vizituar nga më shumë se 200 mijë turistë, ndërsa fluksi vijon edhe gjatë shtatorit. LEXO edhe...Po kryente punime në një banesë, bie nga skela 55-vjeçari në Sarandë Krahas monumenteve, vizitorët kanë mundësi të shohin sërish në Butrint statujën e Deas. Për Kristin, kjo është vizita e parë në Shqipëri dhe Butrinti e ka tërhequr si për historinë, ashtu edhe për peizazhin. “Këtu dallohen ndikime të ndryshme edhe ato romake. Parku është i veçantë për shkak të ujit që e rrethon. Më pëlqen se eshte i madh dhe mund të shëtisësh e ta shijosh”. Për Bekën dhe Piterin, të cilët jetojnë në Angli, kjo është hera e parë si në Shqipëri, ashtu dhe në Butrint. Kishin dëgjuar për qytetin antik përpara udhëtimit dhe zgjodhën ta kalonin këtu mëngjesin. “Po e shijojmë vërtet sepse po mësojme si jetohej këtu dikur. Më pëlqejnë ndërtesat dhe historia. Është një vend shumë i qetë për të ecur”. “Këtu është shumë bukur dhe është vërtet interesante të shëtisësh e të zbulosh vendin”. Edhe pas muajve të pikut të verës, vizitorët vazhdojnë të ecin mes rrënojave dhe monumenteve të Butrintit. Për shumë prej tyre, njohja me historinë e qytetit antik është një nga përvojat me te bukura të udhëtimit në Shqipëri. R.D/ReportTv.al Butrinti sarande turizmi parku arkeologjik i butrintit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3680 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

