Lajme Zone
'Shteti i së drejtës, në qendër të rrugës drejt BE-së', ambasadorja e Bashkimit Europian zbardh takimin me Ervin Demon: Të vijojë lufta kundër krimit të organizuar
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Shteti i së drejtës, në qendër të rrugës drejt BE-së', ambasadorja e Bashkimit Europian zbardh takimin me Ervin Demon: Të vijojë lufta kundër krimit të organizuar

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dhënë sot detaje nga takimi që ambasadorja Sofia Moreira de Sousa zhvilloi një ditë më parë me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo. Në fokus ishin krimi i organizuar, migracioni, shteti i së drejtës dhe qeverisja vendore.

Lufta kundër krimit të organizuar, menaxhimi i migracionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës kanë qenë në fokus të takimit që ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një ditë më parë me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo. Delegacioni i BE-së në Tiranë publikoi sot detaje nga takimi, ndërsa ambasadorja theksoi se shteti i së drejtës mbetet në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. LEXO edhe...KE propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së, pa të drejtë vetoje në disa fusha “Shteti i së drejtës mbetet në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. E urova Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për emërimin e tij dhe diskutuam mbi punën që na pret për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar, për të menaxhuar në mënyrë efektive migracionin dhe për të forcuar shtetin e së drejtës. Diskutuam gjithashtu për qeverisjen vendore dhe për rëndësinë që kanë bashkitë e forta dhe efikase në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët”, tha Moreira de Sousa. U.D/ReportTv.al BE Sofia Moreira de Sousa ervin demo Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3680 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?