Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e njohur si Gjykata Speciale ka shpallur më 16 shtator aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë dhe kanë qëndruar deri në orët e vona pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it, duke shprehur pakënaqësinë ndaj aktgjykimit.Protesta kishte nisur pranë objektit të EULEX-it dhe më pas ishte zhvendosur drejt Qeverisë së Kosovës. Gjatë protestës pati edhe tensione, ndërsa disa protestues hodhën gurë dhe mjete të forta në drejtim të objekteve, duke shkaktuar dëme materiale.Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë shoqëruar në polici, ndërsa ndaj njërit prej tyre, me vendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.Përfaqësues të institucioneve dhe figura politike kanë theksuar se procesi gjyqësor nuk përfn me aktgjykimin e shkallës së parë dhe se beteja ligjore do të vazhdojë përmes procedurave të apelit.Lidhur me vendimin kanë reaguar edhe figura politike dhe publike nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe përfaqësues të skenës ndërkombëtare, duke shprehur qëndrime të ndryshme për aktgjykimin dhe pasojat e tij.Ndiqni LIVE reagimet dhe zhvillimet e fundit nga Kosova dhe Haga.Postet:Mbylle16/09/2026 • 23:23Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale16/09/2026 • 22:47Historiania holandeze për dënimet e Speciales: Janë goxha të larta krahasuar me krime të ngjashme16/09/2026 • 22:17Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit të Hagës: Beteja nuk ka mbaruar16/09/2026 • 21:57Majko i përlotur: Vendimi i Hagës na ka goditur të gjithëve16/09/2026 • 20:04Franca pas aktgjykimit të Speciales: Mbështetja për pavarësinë e Kosovës është e palëkundur16/09/2026 • 19:48Gjermania: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk i shfajëson aktorët jugosllavë për krimet në Kosovë16/09/2026 • 19:14Qytetarët ende në shesh - Haradinaj kërkon unitet në Kuvend, Musliu: Do ta jap kontributin tim16/09/2026 • 18:55Reagon sërish djali i Jakup Krasniqit: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj16/09/2026 • 18:50Time Kadrijaj: Do ta japim nënshkrimin për zhbërjen e Speciales nëse na kërkohet16/09/2026 • 18:37Limaj pas aktgjykimit në Hagë: Të mos lejojmë që zhgënjimi të keqpërdoret kundër Kosovës16/09/2026 • 18:23Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale16/09/2026 • 17:53Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt16/09/2026 • 17:37OVL-UÇK të enjten (nesër) mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales16/09/2026 • 17:20“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin16/09/2026 • 17:10Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë16/09/2026 • 16:56Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën16/09/2026 • 16:40Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj "zbutë" protestuesit - e rikthejnë në vend16/09/2026 • 16:39MPJ-ja e Kroacisë: Kosova ishte viktimë e represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Millosheviqit16/09/2026 • 16:36Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione16/09/2026 • 16:27Pas vendimit të Hagës vjen reagimi i BE-së: Palët të tregojnë përmbajtje16/09/2026 • 16:07Protestuesit gjuajnë me gurë objektin e Qeverisë16/09/2026 • 16:06Prokurorja e Specializuar: ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës16/09/2026 • 15:51“Sapo përfva vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në Hagë16/09/2026 • 15:28Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në sytë e mediave botërore16/09/2026 • 15:27Vendimi i Speciales ndaj katër ish krerëve të UÇK-së, Hamza: Një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare16/09/2026 • 15:26Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugës16/09/2026 • 14:45Kurti pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së: Kjo është padrejtësi e papranueshme16/09/2026 • 14:44Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një person16/09/2026 • 14:43"Vendimi në Hagë nuk është përfundimtar", avokatët paralajmërojnë - vendimin do ta dërgojnë në Apel16/09/2026 • 14:42Tensione në Hagë, arrestohen disa protestues16/09/2026 • 14:17Protestuesit godasin me mjete piroteknike objektin e EULEX-it16/09/2026 • 14:17Avokatja e Jakup Krasniqit: Do ta apelojmë vendimin16/09/2026 • 14:16Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi i Tërnavës16/09/2026 • 14:15Mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin, por është vetëm shkalla e parë16/09/2026 • 14:09Kryetarët e komunave reagojnë pas dënimit të katërshes së UÇK-së në Hagë16/09/2026 • 14:07Çitaku pas vendimit për Thaçin dhe të tjerët: S’ka dorëzim, rezistencë deri në fund16/09/2026 • 13:38Ali Ahmeti, për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Procesi nuk përfn këtu, beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit16/09/2026 • 13:24Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg - reagon djali i tij16/09/2026 • 13:18Abdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonë16/09/2026 • 13:05Osmani reagon pas vendimit në Hagë: UÇK-ja, pjesa më krenare e historisë16/09/2026 • 13:04Avokati i Hashim Thaçit: Ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’, përgjegjësia është hedhur mbi Thaçin16/09/2026 • 12:54Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, presidenti i Shqipërisë: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në16/09/2026 • 12:53“UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale” - OVL e UÇK-së reagon ashpër pas dënimeve16/09/2026 • 12:52Avokati i Kadri Veselit: Do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur16/09/2026 • 12:51Hyseni dhe Gjini reagojnë pas aktgjykimit në Hagë: Drejtësia mund të cënohet, por historia nuk ndryshohet16/09/2026 • 12:50PDK: Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fund16/09/2026 • 12:49Vëllai i ish-presidentit Thaçi, Ganiu: E presim Apelin16/09/2026 • 12:48Vëllai i Kadri Veselit: Vendimi ishte jo i drejtë, ishalla nuk na ka dënuar Zoti16/09/2026 • 12:47Haxhiu pas aktgjykimit në Hagë: Fjala e fundit juridike nuk është thënë16/09/2026 • 12:22Haradinaj pas vendimit në Hagë: I papranueshëm, i padrejtë16/09/2026 • 12:21Konjufca pas vendimit në Hagë: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, dëm i madh për shtetin16/09/2026 • 12:19Edi Rama reagon pas aktgjykimit në Hagë: Marre16/09/2026 • 12:15Reagon vajza e Jakup Krasniqit pas shqiptimit të dënimit: Sot ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli16/09/2026 • 12:14E gjithë ajo që ndodhi deri te vendimi 54 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 16/09/2026 • 23:23Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës SpecialeAndin Hoti, ministrin për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, njëkohësisht djali i Ukshin Hotit ka deklaruar se do ta votonte “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ka theksuar se një nismë e tillë kërkon edhe votat e shumicës së deputetëve të komunitetit serb.“Unë jam ministër tash, por kam qenë edhe deputet. Me dëshirën më të madhe do ta votoja me dy duar zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ne kemi një Kushtetutë dhe na duhet edhe vota e shumicës serbe”, ka deklaruar Hoti.Lajmi i plotë16/09/2026 • 22:47Historiania holandeze për dënimet e Speciales: Janë goxha të larta krahasuar me krime të ngjashmeHistoriania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dënimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim – është goxha i lartë krahasuar me dënimet e gjykatave të kaluara për këto krime.“U befasova kur Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim dhe mendoj se këto dënime janë mjaft të larta krahasuar me gjykatat e tjera për këto krime. Por, tani është mundësia për ankesë në Apel, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Vukushiq.Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se ky vendim i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë nuk mund ta vërë në pyetje ligjshmërinë e luftës së Kosovës për pavarësi.Lajmi i plotë16/09/2026 • 22:17Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit të Hagës: Beteja nuk ka mbaruarPas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar për herë të parë publikisht djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.Përmes një postimi, ai ka falënderuar shqiptarët që udhëtuan në Hagë dhe qëndruan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se beteja ende nuk ka përfunduar.Lajmi i plotë16/09/2026 • 21:57Majko i përlotur: Vendimi i Hagës na ka goditur të gjithëveNjë vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin e sotëm të Gjykatës së Hagës.Për Majkon, vendimi i sotëm ka edhe një dimension personal. Në vitet e luftës së Kosovës, ai ishte kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi ishte një prej drejtuesve të UÇK-së dhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambuje.“Hashim Thaçi është drejtues i delegacionit të Rambujesë që e bëri për herë të parë Kosovën subjekt të të drejtave ndërkombëtare. Hashimi ishte një luftëtar, ishte një drejtues. Jam krenar që e kam pasur dhe do ta kem mik. Madje tani do ta kem mik më shumë”, u shpreh ish-kryeministri Majko.Lajmi i plotë16/09/2026 • 20:04Franca pas aktgjykimit të Speciales: Mbështetja për pavarësinë e Kosovës është e palëkundurFranca ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës, pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri të ditur se e ka marrë në dijeni vendimin në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, duke rikujtuar se palët kanë të drejtë ankese.“Ky vendim, i cili mund të apelohet, shënon përfundimin e proceseve të shkallës së parë para Dhomave të Specializuara, me përjashtim të rasteve që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë”, thuhet në deklaratë që u publikua në uebfaqen e kësaj ministrie.Lajmi i plotë16/09/2026 • 19:48Gjermania: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk i shfajëson aktorët jugosllavë për krimet në KosovëAmbasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe synimi i saj për një shtet të pavarur nuk ishin objekt i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Në reagimin pas shpalljes së aktgjykimit, ai theksoi se vendimi nuk i liron nga përgjegjësia aktorët jugosllavë për konfliktin e armatosur dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut ndaj popullit të Kosovës.Lajmi i plotë16/09/2026 • 19:14Qytetarët ende në shesh - Haradinaj kërkon unitet në Kuvend, Musliu: Do ta jap kontributin timQytetarë të shumtë po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin “Skënderbeu”, përballë objektit të Qeverisë në Prishtinë, pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.Nga sheshi është bërë thirrje që institucionet dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë pranë qytetarëve dhe të tregojnë unitet në këtë moment.Lajmi i plotë16/09/2026 • 18:55Reagon sërish djali i Jakup Krasniqit: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e sajAltin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Krasniqi ka ngritur pikëpyetje lidhur me kohëzgjatjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se gjykata nuk u ka besuar disa dëshmitarëve ose ka konsideruar se ata janë intimiduar.Lajmi i plotë16/09/2026 • 18:50Time Kadrijaj: Do ta japim nënshkrimin për zhbërjen e Speciales nëse na kërkohetDeputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se është e gatshme të japë nënshkrimin për një iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, nëse një kërkesë e tillë paraqitet në Kuvendin e Kosovës.Kadrijaj e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se, sipas saj, nuk është e drejtë që vendimi të shpallet në emër të popullit të Kosovës.Lajmi i plotë16/09/2026 • 18:37Limaj pas aktgjykimit në Hagë: Të mos lejojmë që zhgënjimi të keqpërdoret kundër KosovësKryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.Limaj e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe të papranueshëm, duke thënë se vendimi nuk përfaqëson qëndrimin e popullit të Kosovës.Lajmi i plotë16/09/2026 • 18:23Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës SpecialeSipas Rregullores së Procedurës dhe Provave, palët që apelojnë vendimin e gjykatës ose dënimit, ose të dyja së bashku, duhet të dorëzojnë atë që quhet njoftimin për apel, ku parashtrohen arsyet e apelimit, 30 ditë nga shpallja e aktgjykimit.Lajmi i plotë16/09/2026 • 17:53Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejtDeputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale, pas vendimit të sotëm ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Jashari ka bërë thirrje që Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme dhe të ndërmerren hapa institucionalë për kundërshtimin e vendimit.Lajmi i plotë16/09/2026 • 17:37OVL-UÇK të enjten (nesër) mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të SpecialesOrganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se nesër (enjten) do të mbajë mbledhje të Këshillit Drejtues dhe strukturave të saj, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, mbledhja do të mbahet në selinë qendrore të organizatës, duke filluar nga ora 12:00.“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftim.Lajmi i plotë16/09/2026 • 17:20“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George WashingtoninDeputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar, siç i ka quajtur ajo, “aleatët historikë të Hashim Thaçit”, të cilët, sipas saj, kanë nisur të bëjnë thirrje për pranimin e vendimit, duke u mbështetur në mundësinë e apelimit.“Paskan filluar të reagojnë aleatët historikë të Hashim Thaçit. Ata me të cilët ai punoi që nga dita e parë. Ata me të cilët, bashkë, arritëm shumë suksese e momente historike.Lajmi i plotë16/09/2026 • 17:10Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinëAmbasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka reaguar pas verdiktit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Në reagimin e saj, Ambasada e ka cilësuar vendimin si “thellësisht zhgënjyes” dhe ka shprehur solidaritet me familjet e katër ish-krerëve të UÇK-së.Lajmi i plotë16/09/2026 • 16:56Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetënAnalisti dhe profesori i Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Në një shkrim të publikuar në blogun e tij, Serwer e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke kritikuar jo vetëm aktgjykimin, por edhe vetë mënyrën e krijimit dhe funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.Lajmi i plotë16/09/2026 • 16:40Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj "zbutë" protestuesit - e rikthejnë në vendPas thyerjes së kordonit të Policisë gjatë protestës, situata është qetësuar pas ndërhyrjes së Nasim Haradinajt.Pas ndërhyrjes së tij, protestuesit kanë rikthyer në vend kordonin e Policisë, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.Lajmi i plotë16/09/2026 • 16:39MPJ-ja e Kroacisë: Kosova ishte viktimë e represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të MillosheviqitMinistria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se vendimi nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë.Në deklaratën e saj, MPJ-ja kroate ka vlerësuar se aktgjykimi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.Lajmi i plotë 16/09/2026 • 16:36Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensioneAmbasada Britanike në Prishtinë ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke bërë thirrje për qetësi dhe reagime paqësore.Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, tha se Mbretëria e Bashkuar “respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor” dhe mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon.Lajmi i plotë16/09/2026 • 16:27Pas vendimit të Hagës vjen reagimi i BE-së: Palët të tregojnë përmbajtjeBashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, një zëdhënës i BE-së tha se BE-ja e merr në dijeni aktgjykimin e sotëm dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të procedurave gjyqësore në mënyrë të pavarur.Lajmi i plotë16/09/2026 • 16:07Protestuesit gjuajnë me gurë objektin e QeverisëProtestueit kanë gjuajtur me gurë objektin e Qeverisë së Kosovës duke thyer xhamat e saj.Ndërkaq, disa nga protestuesit që janë në rreshtin e parë të turmës janë me maska në fytyrë.Lajmi i plotë16/09/2026 • 16:06Prokurorja e Specializuar: ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në, as luftën e bërë për pavarësinë e KosovësProkurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke e quajtur atë të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe drejtësi të vonuar për viktimat.Trupi gjykues vendosi që secili nga katër të akuzuarit mban përgjegjësi penale individuale për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Z. Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Z. Veseli me 18 vjet, Z. Selimi me 13 vjet, dhe Z. Krasniqi me 25 vjet.Lajmi i plotë16/09/2026 • 15:51“Sapo përfva vizitën me babin”, djali i Jakup Krasniqit sjell mesazhin pas vendimit në HagëAltin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka njoftuar se ka takuar babain e tij pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka përcjellë mesazhin e babait të tij, duke thënë se ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të fortë dhe me ndërgjegje të pastër.Lajmi i plotë>>>16/09/2026 • 15:28Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në sytë e mediave botëroreIsh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Sipas Reuters, AP dhe Sky News, Thaçi u shpall fajtor, transmeton Telegrafi.Lajmi i plotë16/09/2026 • 15:27Vendimi i Speciales ndaj katër ish krerëve të UÇK-së, Hamza: Një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtareKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka thënë se sot është një ditë e rëndë për Kosovën, një ditë e zezë, por edhe një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare.Hamza në një konferencë për media ka thënë se aktgjykimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka sjell dhimbje dhe zhgënjim të thellë tek të gjithë ne.Lajmi i plotë16/09/2026 • 15:26Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugësHyrja në Prishtinë është bllokuar pasditen e së mërkurës, pasi qytetarë kanë marshuar në rrugë në shenjë reagimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Qytetarët, të cilët kanë mbajtur edhe flamuj, janë pozicionuar aktualisht pranë zyrave të EULEX-it në dalje të Prishtinës, derisa po refuzojnë lirimin e rrugës përkundër kërkesave nga policia.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:45Kurti pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së: Kjo është padrejtësi e papranueshmeKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Kurti e ka cilësuar vendimin si “padrejtësi të papranueshme”, duke kërkuar që ai të ndryshohet në procedurën e apelit.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:44Protesta para objektit të EULEX-it, arrestohet një personNjë person është arrestuar gjatë protestës e cila po zhvillohet para objektit të EULEX-it në dalje të Prishtinës, në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish krerëve të UÇK-së në Hagë.Telegrafi është munduar të marrë një konfirmim zyrtarë nga zyra për media e Policisë, mirëpo deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:43"Vendimi në Hagë nuk është përfundimtar", avokatët paralajmërojnë - vendimin do ta dërgojnë në ApelPas vendimit të shkallës së parë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, avokatët e Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit kanë shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe me vlerësimin e provave.Avokati i Kadri Veselit ka deklaruar se mbrojtja do të shqyrtojë procedurat ligjore që mund të ndërmerren më tej, duke theksuar se, sipas tij, ka pasur mungesë të dëshmive dhe se nuk janë të kënaqur me mënyrën se si janë trajtuar provat.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:42Tensione në Hagë, arrestohen disa protestuesPas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë holandeze.Siç raportohet nga mediat policët me qenë u janë turrë protestuesve në Hagë duke bërë edhe arrestimin e disa prej tyre.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:17Protestuesit godasin me mjete piroteknike objektin e EULEX-itGjatë protestës së zhvilluar sot protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të EULEX-it.Mjetet piroteknike janë hedhur në drejtim të objektit, ndërsa autoritetet e rendit kanë qenë të pranishme për të monitoruar situatën dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:17Avokatja e Jakup Krasniqit: Do ta apelojmë vendiminAvokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka bërë të ditur se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si zhgënjyes.Ajo ka thënë se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit teksa shtoi se procesi ende nuk ka përfunduar.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:16Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi i TërnavësMyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Përmes një deklarate të publikuar në Facebook, Tërnava e ka cilësuar vendimin si të kontestueshëm dhe ka shprehur qëndrimin se ai është ndikuar politikisht.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:15Mbrojtja e Selimit: Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin, por është vetëm shkalla e parëMbrojtja e Rexhep Selimit, e udhëhequr nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Selimi u dënua me 13 vjet burgim.Në një deklaratë të shkurtër për media, Roberts tha se mbrojtja është e zhgënjyer me vendimin, por theksoi se bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:09Kryetarët e komunave reagojnë pas dënimit të katërshes së UÇK-së në HagëKryetarët e Drenasit, Rahovecit, Podujevës, Malishevës, Deçanit dhe Fushë Kosovës kanë reaguar pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Lajmi i plotë16/09/2026 • 14:07Çitaku pas vendimit për Thaçin dhe të tjerët: S’ka dorëzim, rezistencë deri në fundSekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka vlerësuar qëndrimin e Thaçit dhe të tjerëve gjatë paraqitjes së tyre, duke i cilësuar si “të pathyeshëm”, “të fortë” dhe “të guximshëm”.Lajmi i plotë16/09/2026 • 13:38Ali Ahmeti, për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Procesi nuk përfn këtu, beteja do të vazhdojë në Gjykatën e ApelitKryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.Ahmeti ka bërë thirrje për maturi dhe unitet, duke theksuar se nuk duhet të lejohet krijimi i tensioneve, përçarjeve apo njollosja e luftës së UÇK-së.Lajmi i plotë >>>16/09/2026 • 13:24Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg - reagon djali i tijDjali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, është deklaruar pas vendimit të trupit gjykues në Hagë, me të cilin babai i tij u dënua me 18 vjet burgim.Pas shpalljes së aktgjykimit, Klestro Veseli ka thënë se familja do të qëndrojë e fortë, pavarësisht dënimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Lajmi i plotë këtu:16/09/2026 • 13:18Abdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonëAbdixhiku: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë së popullit tonëKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Aktgjykimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së u shpall më 16 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.Abdixhiku ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe se aktgjykimi i sotëm nuk mund ta ndryshojë atë që ai e cilëson si të vërtetën historike të luftës.Artikullin e plotë e keni këtu16/09/2026 • 13:05Osmani reagon pas vendimit në Hagë: UÇK-ja, pjesa më krenare e historisëIsh-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se lufta çlirimtare mbetet, sipas saj, pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës.“UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.Lajmi i plotë >>>16/09/2026 • 13:04Avokati i Hashim Thaçit: Ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’, përgjegjësia është hedhur mbi ThaçinAvokati i Hashim Thaçit, Pier Rishar Prosper ka reaguar para mediave pas vendimit të sotëm, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe për dëshmitë e marra në konsideratë.Prosper ka deklaruar se, sipas tij vendimi ka qenë i parapërgatitur dhe se gjatë procesit është paraqitur një version i historisë ku përgjegjësia kryesore është vendosur mbi Hashim Thaçin.Lajmi i plotë16/09/2026 • 12:54Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, presidenti i Shqipërisë: Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-nëPas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.Begaj e quajti trishtim të thellë vendimin e sotëm.“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm", tha BegajLajmi i plotë16/09/2026 • 12:53“UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale” - OVL e UÇK-së reagon ashpër pas dënimeveOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e kundërshtuar kategorikisht vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së thotë se aktgjykimi “godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së” dhe, sipas organizatës, lëndon familjet që dhanë bijtë dhe bijat e tyre për lirinë e Kosovës.Lajmi i plotë16/09/2026 • 12:52Avokati i Kadri Veselit: Do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekurAvokati i Kadri Veselit Rodni Dikson ka deklaruar se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar procedurat që mund të ndërmerren më tej.Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është trajtuar çështja, duke vlerësuar se gjatë procesit ka pasur mungesë të dëshmive të mjaftueshme.“Ka pasur mungesë të dëshmive dhe ne do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur. Për fat të keq, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën, për ligjin në përgjithësi”, ka deklaruar avokati.Lajmi i plotë16/09/2026 • 12:51Hyseni dhe Gjini reagojnë pas aktgjykimit në Hagë: Drejtësia mund të cënohet, por historia nuk ndryshohetKryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dhe kryetari i Gjakovës, njëherësh kryetar i Aleancës (AAK), Ardian Gjini ,kanë reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mbështetje për të akuzuarit dhe familjet e tyre, duke e cilësuar aktgjykimin si “padrejtësi”.Lajmi i plotë16/09/2026 • 12:50PDK: Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fundPartia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Sipas një njoftimi për media thuhet se sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës.Lajmi i plotë16/09/2026 • 12:49Vëllai i ish-presidentit Thaçi, Ganiu: E presim ApelinGani Thaçi, vëllai i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot, pas vendimit për dënimin e këtij të fundit me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale, tha sot se aktgjykimi I shpallur në Hagë, do të apelohet.“E presim Apelin”Lajmi i plotë >>>16/09/2026 • 12:48Vëllai i Kadri Veselit: Vendimi ishte jo i drejtë, ishalla nuk na ka dënuar ZotiIsmet Veseli, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Veseli u dënua me 18 vjet burgim.Ismet Veseli tha se vendimi nuk ishte i mirë, por se familja duhet të pajtohet me të.Lajmi i plotë 16/09/2026 • 12:47Haxhiu pas aktgjykimit në Hagë: Fjala e fundit juridike nuk është thënëUshtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.Haxhiu i ka cilësuar dënimet si “goditje të rëndë” për familjet e tyre dhe si një moment të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët.Lajmi i plotë16/09/2026 • 12:22Haradinaj pas vendimit në Hagë: I papranueshëm, i padrejtëRamush Haradinaj ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar vendimin si të papranueshëm dhe të padrejtë.Haradinaj ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare dhe se beteja për drejtësi duhet të vazhdojë edhe në shkallët e tjera të gjykim.Lajmi i plotë >>>16/09/2026 • 12:21Konjufca pas vendimit në Hagë: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, dëm i madh për shtetinMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Konjufca ishte i pranishëm në Dhomat e Specializuara gjatë shpalljes së vendimit.Duke dalë nga objekti i gjykatës, Konjufca e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pamerituar.Lajmi i plotë >>>16/09/2026 • 12:19Edi Rama reagon pas aktgjykimit në Hagë: MarreKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka shprehur reagimin e tij me një fjalë të vetme: “Marre”.Lajmi i plotë >>>16/09/2026 • 12:15Reagon vajza e Jakup Krasniqit pas shqiptimit të dënimit: Sot ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulliVajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin babai i saj është dënuar me 25 vjet burgim.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka shprehur bindjen në pafajësinë e babait të saj dhe të bashkëakuzuarve.“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.Lajmi i plotë >>>16/09/2026 • 12:14E gjithë ajo që ndodhi deri te vendimiPër të ndjekur ecurinë deri te shpallja e vendimit, klikoni këtu.

