Në Dhomat e Specializuara në Hagë janë duke vazhduar deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.Deklaratat përmbyllëse do të jepen po ashtu më 11 dhe 14 shtator 2026.Në këtë aktakuzë përfshihen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.Postet:Mbylle10/09/2026 • 20:22Përfn dita e parë e deklaratave në Hagë: ZPS kërkon dënime, mbrojtja lirimin10/09/2026 • 15:47Misetiq ndan qëndrimin e avokates së Thaçit: Nuk ka prova për ndikim real te dëshmitarët10/09/2026 • 15:16Mbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulime10/09/2026 • 15:03Rasti i administrimit të drejtësisë, OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme10/09/2026 • 14:03Aktakuza për pengim të drejtësisë, Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn, dhe 9 muaj për Kuçin10/09/2026 • 11:10Prokuroria publikon mesazhe dhe audioincizime nga biseda e Thaçit me Fazliun10/09/2026 • 10:5928 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse10/09/2026 • 10:48West: Personat që kishte zgjedhur Hashim Thaçi për kontakt ishin partnerë të devotshëm të tij10/09/2026 • 10:37Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët10/09/2026 • 10:23Thaçi i pranishëm në sallë, të tjerët përmes videolidhjes – nis seanca në Hagë10/09/2026 • 10:00Aktakuzat ndaj Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit10/09/2026 • 09:59Aktakuzat ndaj Thaçit10/09/2026 • 09:56Çka thuhet në aktakuzë? 14 poste Listo sipas Me te rejat ne fillim Me te vjetrat ne fillim 10/09/2026 • 20:22Përfn dita e parë e deklaratave në Hagë: ZPS kërkon dënime, mbrojtja liriminNë Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar të enjten dita e parë e deklaratave përfundimtare në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Seanca e deklaratave përfundimtare është paraparë të zhvillohet më 10, 11 dhe 14 shtator.Prokuroria Speciale ka kërkuar nga trupi gjykues që të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës. Ajo ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, nëntë muaj për Hajredin Kuçin dhe nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.Në anën tjetër, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat, duke argumentuar se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.Avokatja Sophie Menegon ka kundërshtuar pretendimet për ndërhyrje te dëshmitarët, duke thënë se asnjë nga dëshmitarët e përmendur në aktakuzë nuk ka deklaruar se është ndikuar nga Thaçi apo të akuzuarit e tjerë. Sipas mbrojtjes, bisedat e zhvilluara në Qendrën e Paraburgimit nuk kanë prodhuar pasoja konkrete në proceset gjyqësore.Mbrojtja ka kundërshtuar edhe interpretimin e Prokurorisë për veprën penale të pengimit dhe format e përgjegjësisë penale, ndërsa ka vënë në pikëpyetje edhe provat e ekspertit të Prokurorisë, Koen Herlar.Sipas mbrojtjes, nuk janë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm as akuzat për pengim, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Ajo ka argumentuar se, nëse gjykata vlerëson se duhet të shqiptohet burgim ndaj Thaçit, dënimi nuk duhet të jetë më i gjatë se koha që ai ka kaluar tashmë në paraburgim.Ndërkohë, mbrojtja e Bashkim Smakajt ka kërkuar lirimin e tij, duke pretenduar se Prokuroria nuk ka dëshmuar se ai ka marrë pjesë në bisedat e incizuara më 9 shtator dhe 7 tetor 2023, të cilat ZPS-ja i konsideron pjesë të veprave penale për të cilat akuzohet.Smakaj akuzohet për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për mosbindje ndaj gjykatës.10/09/2026 • 15:47Misetiq ndan qëndrimin e avokates së Thaçit: Nuk ka prova për ndikim real te dëshmitarëtLuka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në rrjetin social “X” një pjesë të përgjigjes së avokates Sophie Menegon, lidhur me gjykimin për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.Sipas Menegon, Thaçi po gjykohet për zhvillimin e një bisede në Njësinë e Paraburgimit, ndërsa ajo thekson se ndaj tij nuk ka pretendime për ryshfet, detyrim apo kërcënim të dëshmitarëve.“Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje konkrete te dëshmitarët”, citohet të ketë deklaruar Menegon.10/09/2026 • 15:16Mbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulimeMbrojtja e Thaçit, Menegon: Vendimi të bazohet në prova dhe jo në spekulimeMbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi për ish-presidentin e Kosovës të bazohet në prova dhe jo në spekulime, duke kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.“Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo në spekulime, dhe të jetë lirim nga të gjitha akuzat”, tha Menegon.Artikullin e plotë e keni këtu10/09/2026 • 15:03Rasti i administrimit të drejtësisë, OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshmeOrganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me kërkesat e fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt në rastin e pretenduar të pengimit të drejtësisë.OVL e UÇK-së thekson se këto kërkesa nuk janë befasi.“Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia”, thuhet në njoftim.Lajmi i plotë KËTU:10/09/2026 • 14:03Aktakuza për pengim të drejtësisë, Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, nga 3 për Fazliun, Kilajn e Smakajn, dhe 9 muaj për KuçinNë Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në fjalën përfundimtare në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut nga 3 vjet burigm, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim.Prokurori Joshua Hafetz kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës.Artikullin e plotë e keni këtu10/09/2026 • 11:10Prokuroria publikon mesazhe dhe audioincizime nga biseda e Thaçit me FazliunProkurori i Specializuar, Joshua Hafetz, ka vazhduar gjatë seancës në Hagë paraqitjen e provave në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.Në kuadër të deklaratave përfundimtare, Hafetz ka vazhduar të publikojë mesazhe dhe incizime audio që lidhen me komunikimet dhe bisedat me Fadil Fazliun.Hafetz ka deklaruar se dëshmia e Rrustem Mustafës në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin për krime lufte, ishte në shënjestër të ndërhyrjeve nga ana e Thaçit.“Mustafa dhe dëshmia e tij ishin në shënjestër të udhëzimeve të ndërhyrjes së Thaçit të cilat synoni në një pjesë të madhe të sigurohej që z. Mustafa të krijonte një distancë në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantëve të zonave që përputhej me narrative e Thaçit”, ka thënë ai.Prokuroria po i paraqet këto materiale në mbështetje të pretendimeve të saj lidhur me komunikimet mes të akuzuarve dhe çështjen e ndikimit të mundshëm në dëshmitarë.10/09/2026 • 10:5928 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëseProkurori i Specializuar, Joshua Hafetz ka vazhduar paraqitjen e argumenteve në deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke pretenduar se Thaçi u jepte udhëzime të bashkakuzuarve lidhur me dëshmitarët.Sipas prokurorit, të bashkakuzuarit duhej të vepronin në përputhje me atë që kërkonte Thaçi. Prokurori Joshua Hafetz ka deklaruar se janë siguruar rreth 28 orë incizime të bisedave të Thaçit, të shpërndara në nëntë vizita të veçanta gjatë një periudhe katërmujore.“28 orë incizime të z. Thaçi, të shpërndara në nëntë vizita të veçanta në periudhën katërmujore, përfshirë pesë vizita ku Thaçi ka folur me të bashkakuzuarit në këtë çështje gjyqësore”, u shpreh ai.Lajmi i plotëKËTU10/09/2026 • 10:48West: Personat që kishte zgjedhur Hashim Thaçi për kontakt ishin partnerë të devotshëm të tijProkurorja e Specializuar – Kimberly West gjatë deklaratës së saj theksoi se personat që kishte zgjedhur Hashim Thaçi për kontakt ishin partnerë të devotshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme garantuan Thaçin që udhëzimet e tij po respektoheshin.West tutje theksoi se Thaçi dha edhe udhëzimet të qarta se cilat duhet të ishin arsyet pse dëshmitarët duhet të respektonin dëshirën e Thaçit. Ajo theksoi tutje se Thaçi sigurohej që të gjitha udhëzimet që ia kishte dhënë personave që kishte kontakt me ta si Fazliut, Kilajt, Kuçit e personave tjerë po shkruheshin diku, në mënyrë që të mos harronin.West theksoi tutje se gjatë disa takimeve u diskutuan komente të cilat u gjetën më pas në banesën e Kilajt dhe veturën e Smakajt. 10/09/2026 • 10:37Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarëtKryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka paraqitur deklaratat e saj gjatë seancës së deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke ngritur pretendime për përpjekje për pengimin e procesit gjyqësor.Ajo ka thënë se Thaçi, përballë akuzave të rënda dhe mundësisë për një dënim të gjatë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka tentuar të pengojë procesin.Sipas saj, gjatë hetimeve janë sekuestruar materiale të shumta, përfshirë dokumente dhe prova të tjera, të cilat, sipas Prokurorisë, dëshmojnë për përpjekjet për ndërhyrje në proces.“U kap me shumë orë inicizime e dokumente. Kjo na kujton sesa vigjilent duhet të jemi vazhdimisht, sepse është e nevojshme të mbrojmë integritetin e procesit ndaj atyre që tentojnë ta dëmtojnë atë”, ka thënë West.Lajmi i plotë KËTU10/09/2026 • 10:23Thaçi i pranishëm në sallë, të tjerët përmes videolidhjes – nis seanca në HagëKa nisur seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku sot do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë.Në sallën e gjyqit është i pranishëm Hashim Thaçi, ndërsa të akuzuarit e tjerë, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, po e ndjekin seancën përmes videolidhjes.Çështja lidhet me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe përfshin pesë të akuzuarit.10/09/2026 • 10:00Aktakuzat ndaj Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe KuçitGjykata Speciale ka njoftuar se ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut janë ngritur, për secilin, një akuzë për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe një akuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës). Ndaj Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës).10/09/2026 • 09:59Aktakuzat ndaj ThaçitDeklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve - lidhur me akuzat për administrim të drejtësisëGjykata Speciale përmes një njoftimi për media ditë më parë ka bërë të ditur se ndaj Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare). Ndaj tij po ashtu edhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (shkelje e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës).10/09/2026 • 09:56Çka thuhet në aktakuzë?Sipas aktakuzës, midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve. Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi bëri marrëveshje me Hajdredin Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara. Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet.

