Lajme Zone
Dita e 103-të e protestës, qytetarët thirrje në kor: Polici e krimit!
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 103-të e protestës, qytetarët thirrje në kor: Polici e krimit!

Protesta kundër qeverisë dhe klasës politike ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 103-të të tubimeve të qytetarëve.

Protesta kundër qeverisë dhe klasës politike ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 103-të të tubimeve të qytetarëve.

Protestuesit u mblodhën sërish para Kryeministrisë, ku fillimisht u mbajtën fjalime, ndërsa më pas qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës.

Gjatë marshimit, një pjesë e protestuesve iu drejtuan efektivëve të Policisë së Shtetit që monitoronin mbarëvajtjen e protestës, duke brohoritur “Polici e krimit” dhe “Hiqni kapelet!”.

Thirrjet e protestuesve erdhën në një moment kur pakënaqësia ndaj mënyrës së ndërhyrjes së policisë në protestën e së martës para Parlamentit ishte ende e pranishme. Gjatë atij tubimi, efektivë të policisë shoqëruan me forcë disa protestues, ndërsa pamjet e publikuara nga JOQ Albania treguan raste ku qytetarët u tërhoqën zvarrë dhe u ngritën në ajër nga efektivët.

Ngjarjet e së martës kanë shtuar kritikat e protestuesve ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa gjatë protestës së sotme këto pakënaqësi u shprehën edhe përmes thirrjeve drejtuar efektivëve.

Protesta vijon të artikulojë kundërshtimin ndaj qeverisë dhe të gjithë klasës politike, me qytetarët që prej 103 ditësh kërkojnë ndryshim dhe shprehin pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe sistemit politik në vend.

Marshimi vijoi nën monitorimin e forcave të policisë, ndërsa protesta u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve që iu bashkuan tubimit të mbrëmjes. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)