Lajme Zone
Pas përgjimeve të Ahmetajt, Yeffet nxjerr ortaken për t’i larë “njollat”; ja aferat me TIMAK dhe kontratat miliardëshe
PolitikëPamfleti

Pas përgjimeve të Ahmetajt, Yeffet nxjerr ortaken për t’i larë “njollat”; ja aferat me TIMAK dhe kontratat miliardëshe

“Ron Yeffet është ortaku im në TIMAK”, konfirmoi Puca që në intervistë.

Rama -Puca-Yeffet Pas audiopërgjimeve të publikuara nga Arben Ahmetaj, që vendosën Ron Yeffet dhe bizneset e tij në industrinë shqiptare të mbrojtjes në qendër të akuzave, në “Opinion” doli ortakja e tij, Arjeta Puca. Ajo mbrojti Yeffet, partneritetin me KAYO-n dhe modelin e TIMAK Defence, duke deklaruar se “nuk është aq e thjeshtë të thuash trafik armësh”. Pas audiopërgjimeve të publikuara pak ditë më parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Ron Yeffet nuk ka dalë vetë për t’iu përgjigjur publikisht akuzave. Për të shpjeguar partneritetin dhe aktivitetin e kompanive ku ai është përfshirë, në “Opinion” doli ortakja e tij shqiptare, Arjeta Puca.

“Ron Yeffet është ortaku im në TIMAK”, konfirmoi Puca që në intervistë.

Dalja e saj vjen pasi Ahmetaj publikoi një material audio, për të cilin pretendon se Yeffet dëgjohet duke diskutuar me përfaqësues të një kompanie ukrainase mbi një operacion që lidhet me armët dhe përdorimin e Shqipërisë. Puca nuk pranoi të komentonte përmbajtjen e audioregjistrimit.

“S’kam asnjë koment, se nuk është ndonjë përgjim legal apo prokurori. Nuk e di çfarë është dhe s’di çfarë të them. Të gjithë janë të mirëseardhur të vijnë të verifikojnë”, deklaroi ajo.

Megjithatë, kur u pyet nëse TIMAK Defence mund të përdorej për “ambalazhimin” e armëve, siç pretendohet se diskutohet në materialin e publikuar, Puca doli në mbrojtje të aktivitetit të kompanisë.

“Nuk është aq e thjeshtë të thuash trafik armësh. Ne në të ardhmen kemi qejf të zgjerojmë gamën tonë dhe kemi qejf të prodhojmë pushkë, pistoletë, dronë made in Albania”, tha ajo.

Puca mohoi gjithashtu se aktualisht ekziston një kërkesë nga Ukraina për furnizim me pajisje ushtarake, por konfirmoi se kompania kërkon tregje jashtë Shqipërisë.

“Jo, me Ukrainën jo. Aplikojmë, komunikojmë dhe shpresojmë që të kemi. Ne kemi biseduar me disa shtete afrikane. Prodhojmë makina të blinduara, makina policie, ambulanca”, deklaroi Puca.

Por historia me interes publik nuk është intervista e Pucës. Është lidhja e saj me Yeffet dhe mënyra se si kjo ortakëri u ndërthur me projektet e qeverisë për industrinë ushtarake.

Pika kyçe është 17 qershori 2025. Atë ditë, Arjeta Puca i kaloi Ron Yeffet 49% të TIMAK-ut për një çmim nominal të regjistruar prej 49 mijë lekësh. Puca mbajti 51%, ndërsa Yeffet u bë pronar i pothuajse gjysmës së kompanisë. Roni na i paska marrë të gjitha: 37 kontrata dhe afro 400 milionë lekë nga bashkitë 9 Shtator, 13:54 Koha e transaksionit është veçanërisht domethënëse.

Vetëm gjashtë ditë më parë, më 11 qershor 2025, Këshilli i Ministrave kishte miratuar vendimin nr. 322 për ngritjen e një kompanie të përbashkët mes KAYO-s dhe një partneri privat, me objekt prodhimin ose përshtatjen e automjeteve të posaçme për ushtrinë, policinë dhe strukturat e emergjencave.

Në atë moment, vendimi i qeverisë parashikonte që shteti, përmes KAYO-s, të zotëronte jo më pak se 45% të kompanisë së përbashkët.

Qeveria angazhonte në projekt të paktën 20 mijë metra katrorë pronë publike. Partnerit privat i kërkohej një investim minimal prej 15 milionë eurosh, 150 të punësuar brenda tre vjetëve, linja teknologjike sipas standardeve të NATO-s dhe një rrjet ndërkombëtar shpërndarjeje.

Por shteti nuk vinte vetëm tokën. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura do të garantonin sigurinë fizike, do të vendosnin në dispozicion të dhëna teknike e tregtare dhe kompania do të kishte mundësinë të furnizonte vetë Forcat e Armatosura.

Në këtë fazë hyn Yeffet në TIMAK. Puca e shpjegoi zgjedhjen e tij me nevojën për ta rritur kompaninë.

“Kishim qejf të rriteshim. Nuk kisha një njeri mbrapa që të ecja më shpejt si doja. Ron Yeffet ka një background të madh, është biznesmen i njohur”, tha ajo.

Puca dha gjithashtu një element të ri për marrëdhënien financiare mes tyre. Sipas saj, përveç transferimit të kuotave me vlerën nominale, ekziston një kontratë tjetër që përcakton investimin e Yeffet në TIMAK.

“Kemi një tjetër kontratë se sa investim do të bëjë ai në kompani. Është vlera 70 mln euro. Ka filluar ta bëjë këtë investim”, deklaroi Puca.

Pra, sipas vetë Pucës, Yeffet nuk është thjesht një aksionar me 49%, por një partner që është angazhuar për një investim prej 70 milionë eurosh në TIMAK. Si e çmontoi Arben Ahmetaj skemën e kreut të Organizatës: Edi Rama reduktoi pjesëmarrjen e shtetit nga 45% në 20% dhe i hapi TIMAK-ut arkën e ushtrisë 8 Shtator, 11:29 Vetëm 23 ditë pasi Yeffet mori 49% të kompanisë, ndodhi një tjetër zhvillim.

Më 10 korrik 2025, qeveria ndryshoi vendimin për kompaninë e përbashkët me KAYO-n. Nga formulimi që shteti duhet të kishte jo më pak se 45%, pjesëmarrja e KAYO-s u ul në 20%.

Pra, brenda më pak se një muaji nga hyrja e Yeffet në TIMAK, shteti hoqi dorë nga 25 pikë përqindjeje të pjesëmarrjes së parashikuar fillimisht.

Më 4 gusht 2025 u krijua TIMAK Defence.

TIMAK mori 80%, ndërsa KAYO vetëm 20%.

Kjo strukturë do të thotë se, përmes TIMAK-ut, 51% e të cilit i përket Pucës dhe 49% Yeffet, Arjeta Puca ka një pjesëmarrje indirekte prej 40.8% në TIMAK Defence dhe Ron Yeffet prej 39.2%. Shteti shqiptar, përmes KAYO-s, mbeti me 20%.

Madje, në “Opinion”, Puca dha vetë një përgjigje që hedh dritë mbi ndryshimin nga 45% në 20%.

E pyetur se “ku shkuan” 25% e KAYO-s, ajo deklaroi:

“Ne kemi qejf të zgjerohemi dhe erdhëm me kërkesë për të bërë investim më të madh.”

Pra, sipas vetë Pucës, pala private kërkoi zgjerimin e investimit, ndërsa në fund shteti përfi me një pjesëmarrje dukshëm më të vogël nga ajo që kishte përcaktuar vetëm një muaj më parë.

Ndërkohë TIMAK Defence, e krijuar me kapital fillestar prej vetëm 3.5 milionë lekësh, nisi të marrë kontrata nga strukturat e mbrojtjes.

Sipas të dhënave të Thesarit të sjella në materialet e publikuara mbi këtë çështje, më 29 tetor 2025 Reparti Ushtarak nr. 3001 i pagoi kompanisë 608.19 milionë lekë për sistemin kundër dronëve C-UAS.

Më 4 nëntor pasoi një pagesë prej 440 milionë lekësh për automjete të lehta taktike.

Më 27 prill 2026 u paguan edhe 506.82 milionë lekë për sistemin C-UAS, më 26 maj 11.18 milionë lekë për automjete speciale dhe më 25 qershor një tjetër pagesë prej 1.013 miliardë lekësh për mjete dhe pajisje teknike.

Në total bëhet fjalë për 2.579 miliardë lekë pagesa drejt TIMAK Defence.

Në anën tjetër, investimi minimal prej 15 milionë eurosh që partneri privat duhet të realizojë në TIMAK Defence nuk është përfunduar ende. Puca thotë se është në proces dhe brenda afatit të përcaktuar.

“Ne e kemi filluar investimin. Do të plotësohet brenda 3 viteve, por edhe më shpejt”, deklaroi ajo.

Kjo nuk nënkupton se investimi është në shkelje të afatit, pasi marrëveshja parashikon tre vjet. Por krijon një kontrast që kërkon transparencë: kompania ka filluar të marrë pagesa të mëdha nga institucionet ushtarake ndërkohë që investimi industrial është ende duke u realizuar.

Pikërisht këtu kthehet edhe denoncimi i Ahmetajt. Ish-zëvendëskryeministri e ka quajtur këtë mënyrë organizimi “koncepti KAYO”: shteti vë në dispozicion prona dhe kapacitete publike, krijohen kompani të përbashkëta me privatët dhe në disa prej tyre KAYO përfn me vetëm 20%, ndërsa privati kontrollon 80%.

Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh mbeten pretendime që kërkojnë hetim dhe provë. Por ortakëria Puca-Yeffet, transferimi i 49% të TIMAK-ut, ndryshimi i pjesës së KAYO-s nga 45% në 20%, krijimi i TIMAK Defence dhe kontratat me strukturat shtetërore janë elemente që mund të dokumentohen dhe që kërkojnë përgjigje më vete.

Pas përgjimeve të Ahmetajt, Arjeta Puca zgjodhi të dalë në publik për të mbrojtur partneritetin. Por në qendër të historisë mbetet Ron Yeffet dhe pyetja se si, vetëm pak javë pasi u bë ortak me Pucën në TIMAK, ai u gjend indirekt pronar i 39.2% të një kompanie të industrisë së mbrojtjes ku shteti shqiptar zotëron vetëm 20%. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tensionohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen te zyrat e Bankers: Nuk largohemi pa marrë përgjigje 10 Shtator 2026, 21:5921:59Aktualitet Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, 7 vatra mbeten aktive/ Situatë problematike në Dajt, ushtria zbret në terren 10 Shtator 2026, 21:3321:33Aktualitet Dita e 103-të e protestës/ Nis marshimi i qytetarëve: Edi Rama ka mbaruar! 10 Shtator 2026, 21:2221:22Aktualitet “Konfliktet dhe krimi në rrjetet sociale”, Softa: ‘VIP’-at i bëjnë hapur kërcënimet! 10 Shtator 2026, 21:0221:02Aktualitet Protestuesit paralajmërojnë tubim të madh të shtunën: Presim diasporën, nuk largohemi derisa të rrëzojmë Ramën 10 Shtator 2026, 20:2420:24Aktualitet “Rama më shkruan edhe në 1 të natës”/ Nga mishi te karburantet, Dashnor Sula tregon sfidat e inspektorateve 10 Shtator 2026, 19:4819:48Aktualitet