Lajme Zone
Përmbyset autobusi me turistë në Zvicër, disa viktima dhe të plagosur
BotëPamfleti

Përmbyset autobusi me turistë në Zvicër, disa viktima dhe të plagosur

Në autobus ndodheshin 48 persona. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 në rrugën mes Zernez dhe Susch, në rajonin Engadin. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, autobusi u përmbys dhe përfundoi në anë të rrugës.

Pamje nga aksidenti Një autobus turistik me 48 persona në bord është përmbysur në Zvicrën lindore, në rrugën mes Zernez dhe Susch. Policia ka konfirmuar se ka viktima dhe të plagosur, ndërsa në operacionin e shpëtimit janë angazhuar ambulanca dhe disa helikopterë. Një aksident i rëndë rrugor me një autobus turistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kantonin Graubünden, në Zvicrën lindore, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur.

Në autobus ndodheshin 48 persona. Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 në rrugën mes Zernez dhe Susch, në rajonin Engadin. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, autobusi u përmbys dhe përfi në anë të rrugës.

Policia zvicerane konfirmoi se aksidenti ka shkaktuar viktima dhe të plagosur, por nuk dha menjëherë një bilanc të saktë. Gjendja e personave të lënduar nuk është bërë ende e ditur.

Në vendngjarje u zhvillua një operacion i gjerë emergjence. Disa ambulanca dhe të paktën pesë helikopterë u angazhuan për t'u ardhur në ndihmë pasagjerëve dhe për transportimin e të plagosurve drejt spitaleve.

Sipas informacionit nga gazeta 20 Minuten , autobusi turistik i përket një kompanie me seli në Holandë.

Zernez ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar të Zvicrës, një prej zonave më të njohura alpine të vendit.

Parku shtrihet në më shumë se 100 kilometra katrorë në rajonin e Engadinit dhe është një pikënisje e rëndësishme për turistët që vizitojnë këtë pjesë malore të Zvicrës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Deri tani, nuk është bërë e ditur nëse ai lidhet me kushtet e rrugës, motin, gjendjen teknike të autobusit apo faktorë të tjerë.zvicer viktima Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Media gjermane “FAZ”: Për shkak të Serbisë dhe Islandës, BE-ja po kërkon një qasje të re ndaj zgjerimit 10 Shtator 2026, 20:4520:45Rajoni dhe Bota Zvicra hap dosjet sekrete për “Engjëllin e Vdekjes”, zbulohet si i shpëtoi arrestimit 10 Shtator 2026, 20:3820:38Rajoni dhe Bota Dosjet sekrete të Bin Ladenit/ Dokumentet që zbulojnë prapaskenën e 11 shtatorit 10 Shtator 2026, 20:3020:30Rajoni dhe Bota BE ngre prokurorët kundër “makinerisë së luftës” së Putinit 10 Shtator 2026, 19:4719:47Rajoni dhe Bota Vdekja e Giorgos Mazonakis, arrestohen dy mjekët; brenda qendrës gjenden ikona, shpata dhe armaturë samurai 10 Shtator 2026, 19:3219:32Rajoni dhe Bota Përleshje me thika në Londër, 4 të plagosur dhe 7 të arrestuar 10 Shtator 2026, 19:0219:02Rajoni dhe Bota