Lajme Zone
RAPORTI/ Turistët shpenzuan në Shqipëri 2.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

RAPORTI/ Turistët shpenzuan në Shqipëri 2.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit!

Rritja e të ardhurave nga turizmi vjet edhe për shkak të rritjes së numrit të turistëve që gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në Shqipëri. Sipas INSTAT, në janar-qershor 2026, Shqipëria priti 5.059.069 vizitorë të huaj, rreth 297 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri vijojnë të shënojnë rritje, duke arritur në 1 miliardë 376 milionë euro gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, nga 1 miliardë 224 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, kjo përkthehet në një rritje prej rreth 152 milionë eurosh, ose afërsisht 12.4%. Në të njëjtën periudhë, edhe shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit janë rritur. Ato arritën në 783 milionë euro, nga rreth 721 milionë euro një vit më parë, me një rritje prej afro 62 milionë eurosh, ose 8.6%. LEXO EDHE:'Blerja e tokave në Zvërnec' rriti investimet e huaja me 86%, BSH: Në 6 muaj të huajt investuan në Shqipëri 1.1 miliardë euro! Ndërsa si periudhë gjashtëmujore të huajt kanë shpenzuar në Shqipëri 2.3 miliardë euro nga rreth 2 miliardë euro që ishte shifra vjet. Rritja e të ardhurave nga turizmi vjet edhe për shkak të rritjes së numrit të turistëve që gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në Shqipëri. Sipas INSTAT, në janar-qershor 2026, Shqipëria priti 5.059.069 vizitorë të huaj, rreth 297 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Praktikisht nëse përpjesëtojmë totalin e të ardhurave me numrin e vizitorëve të huaj, rezulton se një i huaj ka shpenzuar në vend mesatarisht 470 euro, nga 440 euro që përllogaritej shpenzimi në vitin e kaluar për të njëjtën përudhë. Të dhënat tregojnë kështu një zgjerim të aktivitetit turistik, me më shumë vizitorë të huaj dhe të ardhura më të larta nga turizmi, ndërsa në të njëjtën kohë shqiptarët po shpenzojnë më shumë për udhëtime jashtë vendit. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise ekonomia shqiptare shpenzime te ardhurat turizmi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Five company: 10/09/2026 19:28 Te ardhura te konsiderueshme. E pergezoj" punetorin e palodhur" dhe Ministrine e Turizmit qe beri te mundur perfitimet nga turizmi te zene rreth 60% te te ardhurave ne buxhetit. Tani te gjithe zerat e buxhetit ose administrata shteterore duhet te pretendoje per rritje te pages, bazuar mbi rritjen e te ardhuarve ne buxhet, apo jo?

Por para se te shkojme tek buxheti, ku shkojne fitimet nga Turizmi?

ateher, perfitimet nga turizmi shkojne per " social care homes" dmth per beqaret dhe leneshat qe nuk deshirojne te jetojne me prinderit e tyre, zgjerimin e rrjetit te farmacive dhe klinikat private, shtepi rehabilitimi nga astinencat dhe halucinacionet, etj

Post Scriptum: Bashkohem me gjithe sistemin gjyqesor dhe avokatet, per rritjen e pagave, bashkohem me kerkesat e tyre, bashkohem me protesten e tyre civile, ne rast pershkallezimi gjithmone do te kene mbeshtetjen time. Me mire te investojme ne sistemin ligjor sesa ne shtepite e astinencave dhe haluciancioneve... Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 6% Vota total: 3971 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?