Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Rama u godit me vezë në protestën në New York/ Qytetarja ironizon kryeministrin, me pulë në dorë në revoltën para Kryeministrisë: Ejani vendosini pranga sepse Ballukun nuk guxoni të arrestoni


Në protestën e 119-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një qytetare ka ironizuar kryeministrin përmes një performance simbolike, duke mbajtur një pulë në duar ndërsa protestonte para Kryeministrisë. Duke iu drejtuar në mënyrë ironike Ramës, protestuesja bëri një paralelizëm me incidentin e fundit në New York, ku kryeministri u godit me vezë gjatë një proteste.

Në protestën e 119-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një qytetare ka ironizuar kryeministrin përmes një performance simbolike, duke mbajtur një pulë në duar ndërsa protestonte para Kryeministrisë. Duke iu drejtuar në mënyrë ironike Ramës, protestuesja bëri një paralelizëm me incidentin e fundit në New York, ku kryeministri u godit me vezë gjatë një proteste. Më tej, qytetarja iu drejtua edhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit dhe duke përmendur në deklaratën e saj edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Fjalimi i saj u shoqërua me tone ironike dhe thirrje kundër qeverisë, në vijim të protestës së 119-të. “Një thirrje për Hasramën…Hajde mëru me pulat se me burrat nuk merresh. Edi Rama ka frikë pulat në Amerikë , a ka frikë pulat në Shqipëri. Policia hajdeni vejani prangat se nuk mundeni të arrestoni as Ramën dhe as Ballukun. Hajdeni arrestojeni”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb