Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Rama ‘shpërblim’ 5 mijë lekë pensionistëve, Gent Progni thirrje nga protesta: Mos u gënjeni me një kacidhe! Policia të lirojë 10 të arrestuarit!


Aktivisti Gent Progni, duke folur në protestën kundër qeverisë, ka kritikuar qeverinë Rama për premtimet e bëra ndër vite, duke akuzuar mazhorancën se vetëm tani po kujtohet për problemet e qytetarëve.

Aktivisti Gent Progni, duke folur në protestën kundër qeverisë, ka kritikuar qeverinë Rama për premtimet e bëra ndër vite, duke akuzuar mazhorancën se vetëm tani po kujtohet për problemet e qytetarëve. Progni u ndal te punësimi, pensionet dhe emigrimi i të rinjve, ndërsa e cilësoi shpërblimin për pensionistët si një “lëmoshë elektorale”. “Pas 14 vitesh në pushtet, Rama ngriti grupe pune. Tani u kujtua se shqiptarët duan punë, se pensionistët duan të jetojnë. Sa premtime, sa kredi, sa vende pune dhe pensionistëve u jep 5 mijë lekë. Mos u gënjeni me një kacidhe. Mos harroni këto 14 vite. Pensioni është kontribut i një jete, jo lëmoshë elektorale. Kur ju ofrohet kjo kacidhe, pyetini: ku ishit këto 14 vite? Ku ishit kur të rinjtë merrnin valixhet, kur pensionistët mezi kalojnë muajin? Kam një thirrje për policinë: lironi 10 të arrestuarit që po mbahen te 302. Kam thirrje për civilët: ju presim me krahë hapur”, deklaroi Gent Progni. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Progni