Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Rama shpall “Rilindjen 2.0”/ Kryeministri: T’u japim besën qytetarëve


TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë shpalli “Rilindjen 2.0”, një projekt që siç tha ai do jetë një përvojë e re në punë dhe shërbim ndaj qytetarëve.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Partisë Socialiste dhe qeverisë shpalli “Rilindjen 2.0”, një projekt që siç tha ai do jetë një përvojë e re në punë dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Sipas kryeministrit, sfida e mandatit të katërt nuk është më transformimi i vendit, por kthimi i këtij transformimi në një realitet të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të prekshëm për të gjithë qytetarët.

“Nuk kemi, miqtë e mi, asnjë luftë për të bërë me flamingot. Nuk kemi luftë me qytetarët. Tre mandatet e para i përgjigjen padiskutim dhe këtë e kemi me certifikatë, sepse këtë kanë vulosur shqiptarët. Pyetjes ‘nëse Shqipëria mund të ndryshonte’, përgjigjja është dhënë dhe është e pakthyeshme. Mandati i katërt do t’i përgjigjet një pyetjeje më të vështirë: A mund të bëhet ky ndryshim i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i të gjithëve? Dhe duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje me empati. Kjo është kthesa nga transformimi i vendit te besueshmëria e transformimit. Nga fjala e dhënë politikisht te fjala e kontrollueshme institucionalisht. Atyre njerëzve të bulevardit që mbushën bulevardin dua t’u them një fjalë të fundit: Ju kam dëgjuar!

Flamingot nuk i mban në lagunë as gardhi, as dekreti; i mban vetëm uji i qetë. Kur uji trazohet, ngrihen, ikin dhe kthehen vetëm kur e gjejnë ujin ashtu siç e duan. Kështu është besimi i një populli. Nuk vritet me një krismë, largohet kur uji trazohet dhe nuk kthehet me thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor.

Puna e mandatit të katërt është një dhe e vetme: të mbledhim ngado, nga të gjitha burimet ujin e trazuar të besimit dhe ta bëjmë këtë me empati dhe flamingot do kthehen. “Rilindja 2.0” është emri që ne i vumë ciklit të ri politik, “Besa” është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Edi Ramashqiperi