Komisioni i Ligjeve Socialistët propozojnë që paga referuese e magjistratëve të kalojë nga 36% në 38% të pagës së Presidentit, një rritje prej rreth 8500 lekësh. Por KLP, Gjykata e Lartë dhe përfaqësuesit e magjistratëve kundërshtojnë formulën dhe kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese... Kuvendi do të votojë në seancën e 17 shtatorit formulën e re për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas një përplasjeje mes mazhorancës socialiste dhe institucioneve të drejtësisë për mënyrën se si duhet zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni i Ligjeve miratoi me 8 votat e deputetëve të Partisë Socialiste draftin që përcakton pagën referuese të magjistratëve në masën 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës. Tre deputetët e opozitës votuan kundër.
Në seancën dëgjimore morën pjesë edhe përfaqësues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërkuan zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Drafti socialist e rrit koeficientin nga 36% në 38% të pagës së Presidentit. Në vlerë monetare, ndryshimi sjell një rritje prej rreth 8500 lekësh në pagën referuese të magjistratëve. Pretendimi i mbështetur nga KLGJ dhe KLP është rreth nëntë herë më i lartë.
Pikërisht këtu qëndron edhe përplasja.
Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi, një nga propozueset e draftit, argumentoi se Gjykata Kushtetuese nuk i ka imponuar Kuvendit një formulë numerike, por i ka lënë ligjvënësit të drejtën të përcaktojë modelin, për sa kohë respekton standardet kushtetuese.
“E rëndësishme është se gjykata nuk ka imponuar një formulë të vetme numerike. Zgjedhja e modelit është tërësisht në diskrecionin e ligjvënësit, me kusht që të respektojë standardet kushtetuese. Në nenin 1 propozojmë që koeficienti i pagës të kalojë nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës”, tha Bylykbashi.
Por institucionet e drejtësisë e lexojnë ndryshe vendimin e Kushtetueses.
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, kundërshtoi formulën e socialistëve, duke deklaruar se rritja e propozuar është minimale krahasuar me përllogaritjen e bërë nga KLP.
Sipas Bogdanit, ndërhyrja ligjore nuk duhet të shërbejë vetëm për të përmbushur formalisht detyrimin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, por duhet të krijojë një sistem të qëndrueshëm për pagat e magjistratëve.
“Një rritje 0.02, pra një rritje që është minimale krahasuar me atë që ka përllogaritur vetë Këshilli, ka një diferencë shumë të madhe. Nuk reflekton standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe standardin që vetë referimi i pagave ka bërë për sistemin e administratës shtetërore”, deklaroi Bogdani.
KLP këmbëngul gjithashtu se afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, 31 korriku, ka kaluar dhe se vendimi i saj është i detyrueshëm për zbatim.
Edhe Gjykata e Lartë doli kundër formulës së socialistëve.
Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk përbën një orientim që Kuvendi mund ta interpretojë sipas vullnetit politik, por një detyrim që ligjvënësi duhet ta zbatojë.
“Çështja nuk është nëse Kuvendi duhet të ndërhyjë, por nëse zgjidhja e propozuar realizon standardet detyruese që lindin nga vendimi i Kushtetueses, i cili nuk përbën orientim, por detyrim për ligjvënësin”, tha Panda. Gjyqtari i GJKKO-së rrëzon alibinë e fondeve: Detyrimet për pagat duhet të zbatohen
15 Shtator, 16:23 Gjykata e Lartë kërkon rishikimin e koeficientit 0.38, ndarjen e rregullimit të pagave për të ardhmen nga pagesat e prapambetura pas datës 31 korrik, si dhe shmangien e efekteve automatike që ndryshimi mund të prodhojë mbi pagat e funksionarëve të tjerë publikë.
“Kuvendi ka hapësirë për të zgjedhur formulën, por jo për të mos zbatuar standardin kushtetues. Ligji i ri duhet ta zgjidhë çështjen për të ardhmen, por pa fshirë pasojën e vendimit të Kushtetueses”, deklaroi Panda.
Kështu, votimi i 17 shtatorit nuk lidhet vetëm me një rritje prej rreth 8500 lekësh. Përplasja që ka dalë hapur në Komisionin e Ligjeve lidhet me mënyrën se si Kuvendi do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Manja i fik mikrofonin kreut të Unionit të Gjyqtarëve
15 Shtator, 15:17 Socialistët pretendojnë se Kushtetuesja ua ka lënë atyre zgjedhjen e formulës. KLP dhe Gjykata e Lartë thonë se formula 0.38 nuk përmbush standardin e vendosur nga Kushtetuesja.
Më 17 shtator, mazhoranca do të duhet të votojë pikërisht mbi këtë kundërshti.ligjet kuvendi pagat prokuroret gjyqtaret Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shqipëria në Kongresin amerikan, DASH ngre alarmin për narkotrafikun: Grupet kriminale kanë lidhje me kartelet 15 Shtator 2026, 16:4416:44Politike “Heqja e non gratës për Dodik skandal”/ Akuza të forta nga Kongresi: Njerëzit e Trump po bëjnë miliarda në Ballkan 15 Shtator 2026, 16:2216:22Politike SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”! 15 Shtator 2026, 15:4815:48Politike Gjykata e Lartë nuk liroi Veliajn, Rama: E lanë Tiranën pa kokë, qytetarët paguajnë faturën 15 Shtator 2026, 15:3815:38Politike Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Manja i fik mikrofonin kreut të Unionit të Gjyqtarëve 15 Shtator 2026, 15:1215:12Politike Protestat për dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen, qeveria duhet të marrë mesazhin 15 Shtator 2026, 14:5814:58Politike

