Lajme Zone
Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin
SportPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Sipas vendimit të publikuar, çështja e ekstradimit është shqyrtuar në seancat e zhvilluara nga 14 deri më 21 gusht dhe kërkesa e paraqitur nga autoritetet shqiptare është pranuar.

Ervin Mata Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Ervin Matës. Ai u arrestua në prill në Ilhabela, ndërsa SPAK e akuzon në kuadër të një dosjeje për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas vendimit të publikuar, çështja e ekstradimit është shqyrtuar në seancat e zhvilluara nga 14 deri më 21 gusht dhe kërkesa e paraqitur nga autoritetet shqiptare është pranuar.

Vendimi përbën zhvillimin më të fundit të një procedure që kishte nisur muaj më parë dhe gjatë së cilës Mata kishte kundërshtuar ekstradimin dhe kishte kërkuar lirimin nga qelia. Gjykata e Lartë Federale e Brazilit i kishte rrëzuar më herët kërkesat e mbrojtjes, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ekstradimit.

Ervin Mata u arrestua më 25 prill 2026 nga Policia Federale braziliane në Ilhabela, në shtetin e São Paulo-s. Arrestimi u krye në zbatim të një urdhri të gjyqtarit të Gjykatës Supreme Federale, Alexandre de Moraes, në kuadër të kërkesës së Shqipërisë për ekstradim. Sipas të dhënave të bëra publike pas arrestimit, ai dyshohej se qëndronte në Brazil duke përdorur dokumente identifikimi britanike të falsifikuara. Nga masakra në Bllok te trafiku i drogës dhe historia e dashurisë me Elvana Gjatën, kush është Ervin Mata?

27 Prill, 22:32 Procedura e ekstradimit ishte kundërshtuar nga avokatët e Matës. Mbrojtja pretendonte, ndër të tjera, se Shqipëria nuk kishte respektuar afatin për formalizimin e kërkesës dhe ngrinte pikëpyetje lidhur me juridiksionin për veprat penale për të cilat ai kërkohej.

Këto pretendime nuk u pranuan nga drejtësia braziliane. Në një vendim të ndërmjetëm të 21 korrikut, gjyqtari Alexandre de Moraes evidentonte se kërkesa formale shqiptare për ekstradim ishte protokolluar më 7 mars 2025 dhe më pas ishte rikonfirmuar përmes një note verbale të Ambasadës së Shqipërisë, të përcjellë më 2 korrik 2026. Edhe Prokuroria e Përgjithshme e Brazilit ishte shprehur në favor të kërkesës për ekstradim dhe kundër lirimit të Matës.

Mata është në kërkim nga drejtësia shqiptare që prej nëntorit të vitit 2023. SPAK e ka përfshirë në hetimet e operacionit “Metamorfoza”, ku ai dyshohet për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, grupin e strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.

Në qendër të dosjes janë disa ngarkesa të mëdha droge të sekuestruara në vende të ndryshme. Sipas të dhënave të hetimit të raportuara më herët, bëhet fjalë për katër episode: 446 kilogramë kokainë të sekuestruara në Holandë më 5 janar 2021; 69 kilogramë kokainë të kapura në Brazil më 18 shkurt 2021; 166 kilogramë marijuanë të nisura nga Spanja drejt Gjermanisë; si dhe 250 kilogramë kokainë të nisura nga Brazili drejt aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.

Në total, hetimet lidhen me 931 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruara në episode të ndryshme. Sipas SPAK, grupi i dyshuar kishte aktivitet në trafikun e kokainës nga vende të Amerikës së Jugut, përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Brazilin, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Hetimi përfshiu bashkëpunimin dhe të dhëna të autoriteteve ligjzbatuese të disa vendeve europiane.

Një rol të rëndësishëm në hetim kanë pasur edhe komunikimet e zhvilluara në aplikacionin e koduar Sky ECC. Sipas të dhënave të dosjes të raportuara më herët, komunikimet e administruara nga hetuesit e përfshijnë Matën në një episod që lidhet me transportimin e 250 kilogramëve kokainë nga Brazili drejt Frankfurtit. Trafikoi tonelata kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata!

27 Prill, 20:25 Hetimet nuk janë kufizuar vetëm te trafiku i drogës. SPAK dyshon se paratë e siguruara nga aktiviteti kriminal janë futur më pas në Shqipëri dhe janë investuar, ndër të tjera, në sektorin e ndërtimit. Për lëvizjen e parave jashtë kanaleve tradicionale bankare dyshohet se është përdorur edhe sistemi informal Hawala.

Çështja e Matës është lidhur nga hetuesit edhe me persona të tjerë të proceduar në dosjen “Metamorfoza”. Hetimet e SPAK për këtë grup kanë përfshirë emra të botës së krimit, biznesit, si dhe punonjës apo ish-punonjës të Policisë së Shtetit.

Ervin Mata është një emër i njohur më herët për drejtësinë shqiptare edhe për shkak të ngjarjes së tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku pas një përplasjeje me armë mbeti një person i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, mes tyre Ervis Martinaj.

Pas arrestimit në Brazil, Mata qëndroi në paraburgim ndërsa zhvillohej procedura e ekstradimit. Gjykata braziliane kishte argumentuar se mbajtja e tij në arrest ishte e nevojshme për të garantuar që ai të ishte në dispozicion të autoriteteve në rast të një vendimi pozitiv për ekstradimin, duke evidentuar edhe rrezikun e largimit.

Me miratimin tashmë të kërkesës nga Gjykata Supreme Federale e Brazilit, procedura hyn në fazën që i hap rrugë dorëzimit të Ervin Matës tek autoritetet shqiptare, për t'u përballur me procedimin penal të ngritur ndaj tij nga drejtësia shqiptare. /Pamfletiervin mata Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Aksident i rëndë në Maqellarë-Peshkopi, 5 të plagosur; 4 dërgohen me urgjencë te Trauma 15 Shtator 2026, 16:4916:49Kronike U arrestua në Belgjikë, kush është “Gjenerali” i akuzuar si vrasësi i Naim Zyberit 15 Shtator 2026, 14:1214:12Kronike Kapet me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës 15 Shtator 2026, 13:4613:46Kronike U arrestua në Belgjikë, kush është “Cinja” i Shijakut; nga trafiku i heroinës te pastrimi i parave 15 Shtator 2026, 12:5212:52Kronike Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar nga GJKKO për laboratorin e heroinës në Has 15 Shtator 2026, 11:4711:47Kronike Shpërthim me tritol në Shijak! 15 Shtator 2026, 10:5510:55Kronike