Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i ftuar në News24 ka komentuar faktin që GJKKO e ka lënë në burg sot kreun e PL-së Ilir Metën. Blushi shprehet se procesi ndaj Metës është farsë dhe se drejtohet nga prokuror Edi Rama. Sipas tij, Meta nuk ka qoftë dhe një metër katrorë pronë e paligjshme. Tedi Blushi: Vendimin e ka marrë Edi Rama që në tetor 2024, ishte vendimi i tij që çoi në rrëmbimin e Metë. Është ai prokurori dhe gjykatësi. Nuk ka surprizë, derisa kemi një proces farsë. Edhe pse kanë zhvilluar hetime për 34 vite të jetës politike të Metës, nuk i kanë gjetur qoftë dhe një provë penale. Qoftë 1 metër katror të paligjshme nuk ka. Ajo që ka bërë Rama është vazhdim i persekutimit ndaj një nga dy liderët kryesorë të opozitës. Edhe në rastin e gjyqit të Veliajt, ka cenim të së drejtës. Kjo nuk do të thotë se e amnistoj Veliajn nga kritikat, por kur vjen puna tek respektimi i ligjit, duhet ta lexojmë Kushtetutën ashtu siç është. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama ilir meta tedi blushi
