Lajme Zone
“Zegjinizohet” një tjetër deputete e PS, i bën magjistratët “magjistarë” dhe lapsusin “laps”
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Zegjinizohet” një tjetër deputete e PS, i bën magjistratët “magjistarë” dhe lapsusin “laps”

Duket se fenomeni “Zegjine” nuk është më një ekskluzivitet i një deputeteje të vetme të Partisë Socialiste. Tashmë po përhapet në Kuvend dhe viktima e radhës është deputetja Aulona Bylykbashi, e cila gjatë diskutimit për pagat e magjistratëve arriti të prodhojë dy gafëza në pak sekonda.

Duket se fenomeni “Zegjine” nuk është më një ekskluzivitet i një deputeteje të vetme të Partisë Socialiste. Tashmë po përhapet në Kuvend dhe viktima e radhës është deputetja Aulona Bylykbashi, e cila gjatë diskutimit për pagat e magjistratëve arriti të prodhojë dy gafëza në pak sekonda.

Duke folur për pagat e magjistratëve, Bylykbashi tha se “paga bruto e një magjistari të shkallës së parë do të arrijë...”. Pra, me sa duket, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve Shqipëria paska edhe një kategori të re profesionistësh: njerëz me fuqi misterioze që merren me drejtësinë.

Kur iu tërhoq vëmendja për gabimin, deputetja nuk u dorëzua. Në vend që ta quante lapsus, siç do të ishte fjala normale për një gabim në të folur, ajo e quajti “laps”.

“Magjistrati. Ndjesë se është laps. Edhe njëherë. Magjistrati. Mos e bëni kaq të madhe një lapsus”, tha ajo.

Dhe këtu kupton se problemi nuk ishte vetëm lapsusi i parë. Sepse për ta korrigjuar një gabim, u desh një tjetër gabim. Magjistari u kthye në magjistrat, lapsusi u kthye në laps dhe Kuvendi vazhdoi normalisht sikur sapo të mos kishte ndodhur asgjë.

Në këtë pikë, “efekti Zegjine” duket se po funksionon më mirë se çdo reformë e administratës publike. Një deputete na mësoi për “rezervurin” dhe “dekomuntin finacior”, ndërsa tani një tjetër na prezanton me “magjistarët” dhe “lapsat”.

Me këtë ritëm, ndoshta seanca e ardhshme e Komisionit të Ligjeve nuk do të ketë më nevojë për ekspertë. Mjafton një laps, një fjalor dhe pak magji.

Problemi, megjithatë, nuk është se një deputet gabon një fjalë. Të gjithëve mund t’u ndodhë. Problemi është standardi. Këta njerëz nuk janë duke bërë një muhabet kafeneje; janë në Kuvend, në komisione parlamentare dhe flasin për ligje që prekin jetën e qytetarëve.

Dhe kur bëhet fjalë për pagat e magjistratëve, të paktën emrin e profesionit që po rregullon me ligj do të ishte mirë ta dije.

Në fund, shqiptarët mund të ngushëllohen vetëm me faktin se “Zegjinizohet” një tjetër deputete socialiste. Sepse duket se nuk kemi më vetëm një rast. Kemi filluar të kemi një shkollë të tërë.