Lajme Zone
Rama prezanton surprizën e radhës për Dhërmiun, duoja britanike me famë botërore CamelPhat performon në rivierën shqiptare me 21 gusht (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rama prezanton surprizën e radhës për Dhërmiun, duoja britanike me famë botërore CamelPhat performon në rivierën shqiptare me 21 gusht (VIDEO)

CamelPhat janë ndër emrat më të njohur të muzikës house të viteve të fundit, me miliona dëgjues dhe performanca në disa prej skenave më të mëdha të muzikës elektronike në botë.

Një prej emrave më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike vjen për herë të parë në Shqipëri. CamelPhat, duoja britanike e DJ-ve dhe producentëve Dave Whelan dhe Mike Di Scala, do të performojë më 21 gusht në Dhërmi. Lajmi për ardhjen e tyre në bregdetin shqiptar është ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama. CamelPhat janë ndër emrat më të njohur të muzikës house të viteve të fundit, me miliona dëgjues dhe performanca në disa prej skenave më të mëdha të muzikës elektronike në botë. Dyshja nga Liverpooli pati shpërthimin ndërkombëtar me “Cola”, bashkëpunimin me Elderbrook që u kthye në një hit global dhe arriti në vendin e parë të klasifikimit amerikan Billboard Dance Club Songs. LEXO edhe...Modernizohet skema e ujitjes së tokave bujqësore në Konispol të Sarandës, Salla inspekton investimin e Bankës Botërore! Rama: Kosto më të ulëta për fermerët “Cola” u nominua në vitin 2018 për Grammy në kategorinë Best Dance Recording, ndërsa suksesi i saj e vendosi CamelPhat mes emrave kryesorë të skenës elektronike ndërkombëtare. Sipas Defected Records, kënga ka kaluar tashmë 2 miliardë dëgjime në platformat audio dhe është certifikuar multi-platinum. Më 21 gusht, publiku shqiptar do të ketë për herë të parë mundësinë t'i shohë live në Dhërmi, në një prej netëve që pritet të jetë ndër ngjarjet e mëdha të muzikës elektronike në bregdet këtë verë. U.D/E.H/ReportTv.al Grammy Awards edi rama muzike dhermi DJ CamelPhat Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.1% Social media 16.1% Vota total: 4232 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?