Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Rama në pushtet me dhunë policore”, Lubonja: Të bashkohen të gjitha spektret për të rrëzuar këtë kryeministër. Kritika për PD-në


Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë për News24 komentoi protestën kombëtare, që nis në orën 14:00.

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë për News24 komentoi protestën kombëtare, që nis në orën 14:00. Lubonja u shpreh se është pozitive që në protestë të marrin pjesë të gjitha spektret politike. “E shoh pozitive për protestën këtë që do ndodhë sot. Protesta ka pasur nevojë që të marrin pjesë grupimet shoqërore dhe politike. Kjo e bën më të lehtë atë që duam të gjithë: largimin e qeverisë me në krye Edi Ramën. Edhe anëtarë të PD-së duhet të jenë aty, sepse edhe ata janë shqiptarë. Një gjë janë mbështetësit që janë aty dhe gjë tjetër deputetët”, tha ai. Për Lubonjën, edhe PD duhet të bëjë një analizë, sepse më herët edhe Partia Demokratike ka bashkëpunuar me krimin, kur ka qenë në qeveri.

“Kritika është se PD akuzohet me të drejtë se ka qenë pjesë e këtij sistemi kriminal, që po vazhdon në mënyrë më kriminale se më përpara dhe më absolute njëkohësisht. PD ka përgjegjësitë e saj, sepse ka bashkëpunuar me oligarkët, që Rama sot i ka me vete. Lidhjet me krimin të politikës kanë qenë dhe në kohën e Sali Berishës. PD duhet të reflektojë dhe të bëjë një ndryshim, sepse këto protesta herët a vonë do arrijnë deri në zgjedhje dhe në zgjedhje duhet një bashkim, nxjerrja e një kandidati të përbashkët.

Duhet të gjejmë zgjidhjen optimale sesi arrihet numri më i madh i njerëzve në protestë. Rama vazhdon të qëndrojë në pushtet me dhunë policore. Duhet të bashkohet gjithë masa e njerëzve që e duan Ramën jashtë politikës”, deklaroi Lubonja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lubonja protesta rama jashte politikes