Lajme Zone
Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

Edi Rama merr pjesë në edicionin e 52-të të Forumit të Cernobbios në Itali. Kryeministri do të jetë pjesë e panelit "Mesdheu i Zgjeruar" bashkë me homologun kroat Andrej Plenković.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku merr pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë. Këtë të shtunë, Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në debatin me temë “Mesdheu i zgjeruar”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković. Diskutimi do të moderohet nga ish-Kryeministri italian Paolo Gentiloni, aktualisht President i Këshillit Këshillimor të EIB Global. LEXO edhe...Qeveria do shpronësojë tokën që nxiti konfliktin mes dy biznesmenëve, Bardhi: Po mbyllet me paratë e shqiptarëve një problem i krijuar nga firma e Ramës, SPAK të mos heshtë Punimet e së shtunës nisin në orën 08:30, ndërsa përpara panelit Rama-Plenković është parashikuar një ndërhyrje e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa. Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale, siguria dhe mbrojtja evropiane, si dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare. SI.E./ReportTv.al Andrej Plenkovic itali edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.5% Të gabuar 21.3% Nuk e di 4.3% Vota total: 3446 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?