Lajme Zone
SportReport TV

Besëlidhja e Lezhës synon Superligën, Pjerin Ndreu takim me ekipin në prani edhe të presidentit Pjerin Fushaj (VIDEO)


Pas suksesit të sezonit të kaluar, kur Besëlidhja siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, objektivi i klubit tashmë është edhe më i madh Superliga.

Pas suksesit të sezonit të kaluar, kur Besëlidhja siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, objektivi i klubit tashmë është edhe më i madh Superliga. Në nisje të sezonit të ri futbollistik, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zhvilloi një takim me ekipin, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, Pjerin Fushaj. Kryebashkiaku Ndreu kërkoi angazhim maksimal nga skuadra për të synuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, duke theksuar se Lezha ka një traditë të hershme në këtë sport. LEXO edhe...Sonte Egnatia-Skënderbeu, Dede: Të tregojmë përse jemi kampionë! Java e 3 e Superligës, nga e premtja deri të dielën Edhe presidenti i Besëlidhjes, Pjerin Fushaj, si dhe trajneri Elvis Plori, kanë bërë të qartë objektivin e skuadrës për sezonin e ri, që është ngjitja në Superligë. Falë investimeve dhe mbështetjes financiare të presidencës së klubit dhe Bashkisë Lezhë, Besëlidhja është përforcuar me lojtarë cilësorë, duke synuar të jetë konkurruese në përballimin e sfidave të sezonit. Vëmendja e skuadrës është përqendruar te kampionati, ku Besëlidhja do të kërkojë të bëjë një tjetër hap përpara dhe të rikthehet mes ekipeve më të mira të futbollit shqiptar. SI.E./E.H/ReportTv.al Lezhe beslidhja superliga pjerin ndreu Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 3491 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?