Edhe pse sezoni veror i pushimeve ka përfunduar tashmë, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës, të cilët gjatë kësaj periudhe po e shfrytëzojnë kryesisht për fundjavë. Orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë sjellë një fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, me mijëra qytetarë dhe automjete që kanë hyrë në territorin shqiptar, me destinacion kryesisht zonat bregdetare. LEXO edhe...Nga sherri në rrjete sociale te prita në rrugë, Joz Marku dhe grupi i tij poshtërojnë Eduard Kuçin para kamerës! Këngëtari shoqërohet në polici Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se kanë ndikuar në këtë lëvizje, duke bërë që shumë familje nga Kosova të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, vetëm gjatë intervalit kohor nga ora 05:00 deri në 09:15 të datës 5 shtator 2026, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 15 mijë e 823 qytetarë të Kosovës. Fluksi është shoqëruar edhe me një numër të konsiderueshëm automjetesh. Në të njëjtin hark kohor, në territorin shqiptar kanë hyrë 4 mijë e 107 mjete të vogla dhe autobusë. Shifrat tregojnë se, pavarësisht përfundimit të sezonit veror, interesi i qytetarëve të Kosovës për bregdetin shqiptar vijon të jetë i lartë, veçanërisht gjatë fundjavave dhe në kushtet e temperaturave ende të larta. SI.E./E.H/ReportTv.al morine Kukes kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.3% Vota total: 3549 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
