Lajme Zone
Himara merr frymë, pas natës së tmerrit/ Zjarri vihet nën kontroll, nis ndërhyrja me helikopter
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Himara merr frymë, pas natës së tmerrit/ Zjarri vihet nën kontroll, nis ndërhyrja me helikopter

Pas një nate nën pushtetin e flakëve, Himara e ka kaluar rrezikun dhe këtë mëngjes situata e zjarrit duket më e përmirësuar.

Pas një nate nën pushtetin e flakëve, Himara e ka kaluar rrezikun dhe këtë mëngjes situata e zjarrit duket më e përmirësuar.

Që në orët e para të ditës ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri, ndërsa vijon beteja me flakët për shuarjen e tyre.

Gjatë gjithë natës, qindra efektivë të Forcave të Armatosura dhe të shërbimeve zjarrfikëse, me dhjetëra mjete, punuan pa ndërprerje, duke arritur rreth mëngjesit të vënë flakët nën kontroll dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt qytetit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 1, pranë zonës së Bypass-it në Himarë. Por shumë shpejt, flakët, të favorizuara nga era dhe thatësira, zbritën nga kodra dhe iu afruan zonave të banuara.

Banorët e qytetit tregojnë momentet e vështira që kaluan, ndërsa flakët u afroheshin pranë shtëpive.

Gjashtë banesa u dogjën, tre prej tyre të banuara. Por banorët u evakuuan në kohë.

Edhe shumë turistë të akomoduar në hotele apo njësi të tjera u larguan drejt vendeve më të sigurta, për shkak të rrezikut nga flakët.

Zjarri që përfshiu Himarën dogji sipërfaqe të mëdha me ullishte. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet himarezjarr