Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Ndaj 30-vjeçarit Bamir Halili (Axhami), me origjinë nga Kukësi, Gjykata kishte caktuar në vitin 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”. LEXO edhe...E rëndë në Korçë, vëllai plagos vëllain me sëpatë! Ngjarja pas një konflikti brenda banesës “Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje. Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës”, njoftoi Policia. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./E.H/ReportTv.al dhune ne familje armembajtje pa leje Kukes dubai Bamir Halili Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 3490 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
